Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ndejës së fundvitit për gazetarë, ka shkaktuar të qeshura me ngacmimin ndaj zëvendësministrit të kryeministrit Kurti, Besnik Bislimit.
Osmani gjatë fjalës së saj, para gazetarëve, tha se as një njëri nuk është perfekt, dhe se të gjithë jemi të gabueshëm, por shkaktoi të qeshura, shtuar se kjo nuk vlen për Besnik Bislimin.
“Të gjithë jemi të gabueshëm, asnjëri nuk jemi perfekt, natyrisht kjo nuk vlen për Besnik Bislimin”, tha Osmani duke qeshur, në ndejën e fundvitit të organizuar nga vetë ajo për ekipet e medieve që e kanë përcjellë punën e saj gjatë vitit 2023.
Kujtojmë se Zëvendësministri Besnik Bislimi, njihet në Qeverinë Kurti, për gabime dhe postime banalitetesh.