Një këngëtar izraelit ka humbur jetën në Rripin e Gazës, vetëm disa javë pasi konkurroi në audicionin për t’u zgjedhur në “Eurovision Song Contest”.
Shaul Greenglick, 26 vjeç, performoi në serialin televiziv izraelit Rising Star më 3 dhjetor, ndërsa ishte në pushim nga mobilizimi i tij në luftën kundër Hamasit.
I veshur me veshjet e ushtrisë dhe vijat e togerit, ai këndoi një baladë popullore, ku mori dritën jeshile për raundin tjetër në procesin e përzgjedhjes.
Pasi u bë publike vdekja e Greenglick në përleshjet e Gazës veriore të martën, Keren Peles tha se ai ishte larguar nga shfaqja për shkak të detyrave të tij në rezervat e këmbësorisë.