7 Mar 2026, Sat

Telashe në PDK në Vushtrri, bojkotojnë ndejën e fundvitit: Flasim pas festave

Dega e PDK-së në Vushtrri është përballur me telashe këtë fundvit. Ndeja e fundvitit e organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është bojkotuar nga disa nëndegë. Insajderi ka siguruar disa mesazhe nga komunikimet brenda kësaj partie.

PDK në 24 vjetorin e kësaj partie në Vushtrri si dhe në përmbyllje të fundvitit ka ftuar anëtarët e kësaj partie në një koktej.

Ky festim është paraparë që të mbahet sot, por disa kryesi të nëndegës të kësaj partie në fshatra kanë bojkotuar këtë ndenjë.

Në bisedën e siguruar nga Gazeta Insajderi theksohet se kryesia e nëndegës së PDK-së në fshatin Oshlan, Sllatinë dhe ajo e fshatit Nevolani kanë bojkotuar këtë koktej.

Këtij bojkoti të tyre i është kundërpërgjigjur, kryetari i PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi.

Ai i tha atyre se ky “është gabim i rëndë”.

Jeni ka gaboni rëndë, po për këtë flasim pas festave“, ishte përgjigja e tij.

Gazeta Insajderi lidhur me këtë i ka dërguar pyetje edhe kryetarit Ferit Idrizi, por i njëjti deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *