11 Dec 2025, Thu

Aksidenti në Rrugën e Elbasanit/ I droguar në timon futi makinën në trotuar, arrestohet shoferi

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin tek rruga e Elbasanit.

Ai është Ardit Kambo, 22 vjeç. Nga kontrollet e policisë me Aquila Scan ai rezultoi se ishte nën efektin e lëndeve narkotike.

Ai u vu në prangat e efektivëve, gjithashtu u dënua me gobë me shumën 82.000 lekë. Mbi 22-vjeçarin rëndon vepra penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme teksa drejtonte automjetin tip “Benz”, 22 vjeçari humbi kontrollin dhe si pasojë përfundoi në trotuar në korsinë e kundërt.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *