12 Dec 2025, Fri

Hakohet kompania “One”, kopjohen dhe fshihen të dhënat e abonentëve

Disa ditë më parë në media u njoftua se kishte pasur disa sulme kibernetike nga hakerë në komapni të ndryshme dhe institucione shtetërore.

Një nga kompanitë e goditura ishte “One”, e cila pas denoncimit në media dha dhe një njoftim.

Burime nga kjo kompani i thanë CNA-së se sulmi kishte qenë me pasoja shumë të mëdha dhe kompania ka ende sisteme jashtë funksionit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se hakerët kanë mundur të hyjnë në shumë nga sistemet e kompanisë “One” duke kopjuar të dhënat pafund dhe duke fshirë shumicën e tyre.

Dëmi konsiderohet mjaft i madh. Ende nuk është bërë publik fakti deri ku shkon vjedhja e të dhënave të abonentëve të “One” dhe çfarë informacionesh kanë marrë hakerët nga sistemet e kësaj kompanie.

CNA ka mësuar se i njëjti sulm kibernetik është tentuar dhe me kompaninë Vodafone, por duket se, ndryshe nga “One” te “Vodafone” kanë dështuar.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *