10 Nov 2025, Mon 1:27:10 PM

“Po monitorohet terreni”, ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët italian kanë kryer sot patrullime operative përgjatë vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar KFOR-i, kjo është bërë me qëllim të monitorimit të territorit dhe sigurimin e një kornize adekuate të sigurisë.

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-Ë) kryen patrullime operative përgjatë vijës kufitare administrative (ABL) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim monitorimin e territorit dhe sigurimin e një kornize adekuate të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje thuhet se KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

What do you like about this page?

0 / 400