5 Feb 2026, Thu

Publikohet momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb para syve të gruas dhe fëmijës së tij

Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkoviq u vra me 5 janar në Sao Paulo të Brazilit nga një sulmues i panjohur. Ngjarja ndodhi para shtëpisë së tij ku jetonte me familjen.

Nedeljkoviq u vra të premten kur po ngiste një biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos.

Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke e qëlluar tri herë. Siç shihet në video, Nedeljkoviq ka rënë në trotuar pas goditjeve.

Dyshohet se ai ishte një anëtar i klanit kriminal “Skaljar”. Ndryshe, Nedeljkoviq përdori një identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovaq.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *