18 Dec 2025, Thu

Autoriteti i Aviacionit ka dhënë disa udhëzime si duhet të operohet me dron – FOTO

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës sot ka dhënë disa informacione se si duhet të operohet sigurt me dron.

AACK në një postim në Facebook njofton se duhet të regjistrohet dhe shenjëzohet para se të operohet me të dhe se numri i regjistrimit do të jepet nga Autoritet i Aviacionit Civil të Kosovës.

AACK thekson se nuk duhet të operohet me dron në afërsi të një mjeti tjetër ajror në fluturim, mbi turma të njerëzve, në një largësi më të madhe se 500 metra, në një distancë më të vogël se 2 kilometra nga aeroporti.

Autoriteti po ashtu thekson se me dron nuk duhet të operohet në një lartësi më të madhe se 150 metra mbi tokë.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *