5 Feb 2026, Thu

Këto katër shtete mund të jenë objektivat e ardhshëm të Putinit ​sipas Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se hezitimi i Perëndimit për ndihmën ndaj Ukrainës po inkurajon Rusinë.

Gjatë vizitës në Lituani, Zelensky i tha homologut të tij Gitanas Nauseda se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore dhe të plotësojë furnizimet e saj me municion ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saj me raketa, shkruajnë mediat e huaja.

Ne kemi dëshmuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur. Ndonjëherë, pasiguria e partnerëve në lidhje me ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën vetëm rrit guximin dhe forcën e Rusisë ”, tha Zelensky.

Tutej, presidenti ukrainas përmendi pesë shtete që mund të jenë objektivat e ardhëm të Rusisë.

“Ai [Presidenti rus Vladimir Putin] nuk do ta përfundojë këtë [luftë] derisa ne të gjithë ta përfundojmë atë së bashku”, ka thënë më tej Zelensky, duke shtuar, “Lituania, Letonia, Estonia, Moldavia mund të jenë të radhës”.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *