24 Mar 2026, Tue

Kurti uron Xhaferin: Dëshirojmë një Maqedoni sa më larg Moskës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e postit të kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se orientimi euroatlantik e partneriteti me Perëndimin është ajo që dëshirohet.

Kurti ka shkruar në Facebook të dielën se Maqedonia e Veriut duhet të jetë “sa më larg Moskës e fijeve të saj”, e për promovimin e vlerave të bashkëjetesës dhe luftës ndaj diskriminimit, “do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar”.

“Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta të jenë shënjuese të dy qeverive.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *