Klopp ka një paralajmërim ‘të çmendur’ për Man Cityt para duelit me Arsenalin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë para ndeshjes me Arsenalin se ekipi i tij e ndjen presionin për të fituar çdo ndeshje për shkak të rrezikut që paraqet Manchester City, duke pretenduar se epërsia prej tetë pikësh ndaj tyre nuk iu ofron siguri.

Klopp e di se në rast se Liverpooli fiton ndaj Arsenalit të dielën, ata do mund ta zgjasin epërsinë e tyre ndaj Manchester Cityt deri në tetë pikë, para se këta të fundit të luajnë të hënën ndaj Brentfordit.

Sidoqoftë, ai ka theksuar se rekordi impresiv i Cityt do të thotë se nuk ka vend për gabime për ekipin e tij.

“A duhet të shkojë tek djemtë në zhveshtore dhe t’iu them, ‘Nëse fitojmë ndaj Arsenalit ne jemi tetë pikë….’? Të gjithë e dinë këtë”, ka thënë Klopp.

“Nëse ne humbasim jemi ende dy pikë përpara (nëse City fiton ndeshjen më pak kështu siç janë gjërat), por pastaj City janë fituesi i madh i një ndeshje që nuk janë as të përfshirë”.

“Natyrisht, unë dua që ta fitojmë ligën, por ka ende shumë ndeshje nga tani dhe deri në fund”, u shpreh Klopp.

“Ne duhet t’i luajmë të gjitha dhe t’i fitojmë të gjitha, diçka që është jashtëzakonisht e çmendur. Unë nuk mund të mendoj rreth kësaj, nuk jam një ëndërrimtar. Por, nëse më pyesni nëse do të ishte mirë atëherë, po, shumë mirë për të gjithë që janë të përfshirë”.

“Unë mendoj se çfarë kemi mësuar gjatë viteve është se nëse dëshironi të konkurroni me Cityn, atëherë duhet t’i fitoni të gjitha ndeshjet e juaja sepse ata e bëjnë këtë. Kjo është e tëra”, përfundoi tekniku gjerman.

Related Posts

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Man receives $1,400,000 speeding ticket for driving 90mph in a 55mph zone

Connor Cato knew he was speeding, but didn’t expect to be fined over $1 million A Georgia-based man couldn’t believe his eyes when he discovered he had…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *