Finalistja e tretë e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit më të shikuar në vend.
Përmes një video në proflin e saj në Instagram, Shqipja falënderoi të gjithë mbështetësit e saj që e përkrahën gjatë këtij rrugëtimi për 105 ditë.
Ajo tha se ka fituar publikun dhe se është shumë e lumtur.
“Së pari dua të ju falënderoj nga shtëpia e Big Brother Kosova. Dritat janë ndezuar, ka harruar Lumi për t’I fikur, do t’I fik unë tani, haha shaka. Këtë video po e bëj për të ju falënderuar për të gjithë mbështetjen, mesazhet, kritikat, gjithçka që më keni dhuruar kur kam qenë këtu brenda, e më shumë kur kam dal jashtë e kam ndjerë dashurinë tuaj, e kam ndjerë cdo gjë që keni bërë për mua.”
“Kam qenë e fortë falë jush, unë e kam fituar Big Brotherin, këtë fitore ia dedikoj juve. Nuk jam e merzituar, jam shumë e lumtur. Unë ju kam fituar juve.”, tha tutje ajo.
Laumbardh Salihu është fituesi i çmimit të madh të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova 2.
Ai fitoi çmimin prej 144 mijë euro.
Banorët që preken finalen janë: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj.