Laumbardh Salihu është fituesi i çmimit të madh të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova 2.
Ai fitoi çmimin prej 144 mijë euro.
Modeli dhe ish-futbollisti tha se ka premtuar se do dilte fitues dhe tani e arriti. Ai po ashtu tha se i do të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Ju kom premtu edhe e qova deri ne fund, ju dua pa fund“, ka shkruar Lumi.
Banorët që preken finalen janë: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj.
Dy finalistët e parë që u eleminuan janë: Edona dhe Shqipja.
Ata kanë kaluar 105 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Mbrëmë secili nga finalistët u surprizua nga familjarë të tyre dhe me dhurata të veçanta nga Vëllai i Madh.
Të gjithë banorët dhuruan spektakël e përcollën shumë emocione përmes ekranit.