{"id":7258,"date":"2024-01-05T16:15:14","date_gmt":"2024-01-05T16:15:14","guid":{"rendered":"https:\/\/used82.com\/?p=7258"},"modified":"2024-01-05T16:15:14","modified_gmt":"2024-01-05T16:15:14","slug":"burri-i-ledina-celos-denoncohet-per-mashtrim-e-paditet-per-borxh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/used82.com\/?p=7258","title":{"rendered":"Burri i Ledina \u00c7elos denoncohet p\u00ebr mashtrim e paditet p\u00ebr borxh"},"content":{"rendered":"<p><strong>Naim Kabashi, nj\u00eb biznesmen nga Kosova q\u00eb jeton n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb paditur n\u00eb Gjykat\u00ebn Komerciale nga partner\u00eb biznesi n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb borxh mbi 100 mij\u00eb euro. I nj\u00ebjti, bashk\u00eb me nj\u00eb gjerman e nj\u00eb kosovar \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb Prokurori edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mashtrimit. Insajderi sjell detajet<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2022 n\u00eb Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ishte regjistruar firma \u201cConservation of Global Energy Shpk\u201d (CGE). Shtat\u00eb ortak\u00eb aktualisht figurojn\u00eb n\u00eb firm\u00eb, dhe secili nga 14.29 p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Pos ortak n\u00eb biznes, Naim Kabashi, biznesmen nga Kosova q\u00eb jeton n\u00eb Gjermani ishte caktuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i autorizuar i k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Naim Kabashi, me nj\u00eb karrier\u00eb edhe si kickbox-er me fam\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebshorti i k\u00ebng\u00ebtares\u00a0 shqiptare, Ledina \u00c7elo.<\/p>\n<p>Firma ishte nisur me q\u00ebllim t\u00eb prodhimit t\u00eb nj\u00eb produkti unik, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si pllak\u00eb qeramike, por edhe si ngrohje, por pa u kufizuar vet\u00ebm k\u00ebtu.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb e ka siguruar Insajderi b\u00ebhet me dije q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb firm\u00eb, derisa nis\u00ebn telashet mes aksionar\u00ebve, ishin investuar mbi 200 mij\u00eb euro. por n\u00eb publik nuk gjenden raportime se kompania ka dal\u00eb deri tash n\u00eb treg me ndonj\u00eb produkt.<\/p>\n<p>Ende pa ndodhur kjo, ndaj Naim Kabashit, partnerit t\u00eb tij kosovar Ramiz Topojoani dhe partnerit t\u00eb rij gjerman Edgar Johannes van Hattum, ortak\u00eb e tyre n\u00eb CEG-shpk kan\u00eb ngritur nj\u00eb padi p\u00ebr borxh n\u00eb Gjykat\u00ebn Komerciale si dhe kan\u00eb deponuar nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00ebn dyshimin p\u00ebr mashtrim.<\/p>\n<p><strong>Ish-kickboxeri paditet p\u00ebr mashtrim<\/strong><\/p>\n<p>\u201cEgziston dyshimi i bazuar se Naim Kabashi, Edgar Johannes van Hattum dhe personi tjeter Ramiz Topojani, ishin paraqitur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitor\u00ebve, me \u00e7ka fillimisht ishin dakorduar me t\u00eb d\u00ebmtuarit Labinot Fejza, Bujan Fejza dhe Ardian Fandaj q\u00eb ta themelonin Kompanin\u00eb Conservation of Global Energy\u201d, k\u00ebshtu nis kall\u00ebzimi penal i deponuar n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb kund\u00ebr Naim Kbashit dhe partnerit t\u00eb tij kosovar e atij gjerman.<\/p>\n<p>Naim Kabashi n\u00eb vitin 2006 kishte regjistruar firm\u00ebn \u201cHidro Forca SH.P.K.\u201d q\u00eb u pasivizua n\u00eb vitin 2022. Aty ortak e kishte Ramiz Topojanin.<\/p>\n<p>Kabashi n\u00eb tetor 2020 po ashtu ka regjistruar nj\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr, \u201cENB SH.P.K.\u201d me seli n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, me p\u00ebrshkrimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompani p\u00ebr \u201cprodhimi i ngjyrave dhe pigmenteve- aktiviteti kryesor i biznesit\u201d, por kishte listuar si aktivitet dyt\u00ebsore edhe prodhimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb firm\u00eb pos Ramiz Topojanit, ortak n\u00eb biznes e ka edhe shtetasin gjerman q\u00eb \u00ebsht\u00eb ortak edhe tek \u201cCEG Shpk\u201d, po ashtu i paditur e i denoncuar n\u00eb Prokurori, Edgar Johannes van Hattum.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal kund\u00ebr k\u00ebtij t\u00eb fundit, Kabashit e Topojanit, thuhet se t\u00eb tre i bind\u00ebn tre kosovar\u00ebt q\u00eb te themelonin firm\u00ebn \u201cCEG-shpk\u201d dhe t\u00eb investonin n\u00eb t\u00eb me nj\u00eb premtim.<\/p>\n<p>\u201c\u2026duke u premtuar atyre do do t\u00eb sillnin investime nga vendet e Bashkimit Evropian, gjoja me qellim t\u00eb prodhimit dhe eksportit jasht\u00eb vendit, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit kishin investuar mjete vetanake, dhe vlera e investimeve ka arritur shum\u00ebn 106,374.00 \u20ac\u201d, thuhet n\u00eb kall\u00ebzimin penal.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, sipas ushtruesve t\u00eb k\u00ebtij kall\u00ebzimi penal \u201cgjegj\u00ebsisht me dat\u00eb 28.12.2022 pal\u00ebt kishin arritur marr\u00ebveshje kontraktuale mbi shitblerjen e aksioneve, duke i llogaritur edhe investimet q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit ve\u00e7 e ve\u00e7, me premtimin se pagesa do t\u2019ju b\u00ebhej n\u00eb afat prej 40 dit\u00ebsh, me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb dyshuarit do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin pronar\u00eb t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb kompanis\u00eb Conservation of Global Energy SHPK\u201d.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto veprime, sipas ushtruesve t\u00eb kall\u00ebzimit penal, \u00e7far\u00eb vepre penale dyshohet se kan\u00eb kryer dy kosovar\u00ebt e shtetasi gjerman?<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebt\u00eb t\u00eb paraqiturit : Naim Kabashi, Edgar Johannes van Hatttum, dhe personi tjeter Ramiz Topojani, kishin p\u00ebr t\u00eb kryer vepr\u00ebn penale Mashtrimi nga neni 335, por pa u kufizuar edhe n\u00eb vepra tjera penale sipas Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb kall\u00ebzimin penal q\u00eb e ka siguruar Gazeta Insajderi.<\/p>\n<p>Gazeta Insajderi i ka d\u00ebrguar pyetje Naim Kabashit n\u00eb e-mailin me t\u00eb cilin ka komunikuar m\u00eb her\u00ebt dhe ia ka p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb kall\u00ebzimit penal, por deri tash nuk ka marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje a koment nga ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal n\u00eb fjal\u00eb thuhet se denoncuesit k\u00ebrkojn\u00eb nga Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, \u201ct\u00eb nxjerr\u00eb aktvendim p\u00ebr zhvillimin e hetimeve kund\u00ebr t\u00eb dyshuarve si m\u00eb lart\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb paraqitur kall\u00ebzimi penal, apo n\u00eb \u00e7far\u00ebdo vepre penale q\u00eb prokuroria konsideron se n\u00eb veprimet e personave t\u00eb paraqitur ka elemente t\u00eb ndonj\u00eb vepre tjet\u00ebr penale, t\u00eb parapar\u00eb me Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Borxhi, pranimi e mohimi dhe padia n\u00eb Gjykat\u00ebn Komerciale<\/strong><\/p>\n<p>Pos kall\u00ebzimit penal n\u00eb Prokurorin\u00eb ne Pej\u00eb, tre ortak\u00ebt kosovar\u00eb t\u00eb Naim Kabashit, Ramiz Tropojanit e gjermanit Edgar Johannes van Hattum kan\u00eb ushtruar edhe nj\u00eb padi civile p\u00ebr kthim t\u00eb borxhit n\u00eb Gjykat\u00ebn Komerciale.<\/p>\n<p>Insajderi ka siguruar nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebsaj padie, ku tre kosovar\u00ebt pretendojn\u00eb se Kabashi, Topojani dhe shtetasi gjerman ua kan\u00eb borxh mbi 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Naim Kabashin, Ramiz Topojoani dhe\u00a0 Edgar Johannes van Hattum derisa ishin edhe ortak n\u00eb \u201cCEG Shpk\u201d, p\u00ebr \u00e7ka tre aksionar\u00ebt kosovar\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00ebn dyshimin p\u00ebr mashtrim e padi civile p\u00ebr kthim borxhi, kishin hapur t\u00eb tre edhe nj\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2022, t\u00eb tre u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb-aksionar\u00eb n\u00eb firm\u00ebn \u201cOrganic Heathing Shpk\u201d me seli n\u00eb Ferizaj, ku 51 p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve i mbante shtetasi gjerman,\u00a0 Edgar Johannes van Hattum kurse Naim Kabashi e Ramiz Topojani ndanin barazi pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Sipas padis\u00eb s\u00eb deponuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Komerciale n\u00eb Kosov\u00eb, Labinot Fejza, Bujan Fejza dhe Ardian Fandaj si aksionar\u00eb t\u00eb \u201cCEG Shpk\u201d padisin \u00a0Naim Kabashin, Ramiz Topojoani dhe\u00a0 Edgar Johannes van Hattum, po ashtu si aksionar\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kompani.<\/p>\n<p>\u201cPadit\u00ebsit kishin filluar investimet sipas planit, ashtu q\u00eb investimet kishin arritur n\u00eb shum\u00ebn 106,374.00 \u20ac nga ana e padit\u00ebsve. Me kalimin e koh\u00ebs, gjegj\u00ebsisht me dat\u00eb 28.12.2022 pal\u00ebt kishin arritur marr\u00ebveshje kontraktuale mbi shitblerjen e aksioneve, duke i llogaritur edhe investimet p\u00ebr secilin ve\u00e7 e ve\u00e7 nga Aksionar\u00ebt e k\u00ebtu Padit\u00ebsit, duke premtuar se pagesa do t\u2019ju b\u00ebhet n\u00eb afat prej (40) kat\u00ebrdhjet\u00eb dit\u00ebsh. Prov\u00eb: Kontrata e dat\u00ebs 28.12.2022\u201d, thuhet n\u00eb padi<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, sipas padis\u00eb, ishte \u201carritur marr\u00ebveshje edhe p\u00ebr ndryshim-plot\u00ebsimin e Statutit, me \u00e7ka t\u00eb paditurit b\u00ebhen pronar\u00eb t\u00eb vet\u00ebm Shoqeris\u00eb Tregtare CONSERVATION OF GLOBAL ENERGY SH.P. me pjes\u00ebmarrje n\u00eb aksione secili me nga 33.33%\u201d, thuhet n\u00eb padi, dhe ku \u00ebsht\u00eb paraqitur si prov\u00eb edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje e n\u00ebnshkruar nga pal\u00ebt p\u00ebr borxhin e p\u00ebrmendur dhe sasin\u00eb e investimeve.<\/p>\n<p>Insajderi ka kontakuar\u00a0<strong>\u00a0<\/strong>Naim Kabashin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb padi, dhe t\u00eb nj\u00ebjti i ka d\u00ebrguar edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruar q\u00eb kishin pal\u00ebt, si dhe kopjen e vet\u00eb padis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk e kishte mohuar borxhin, por ka pasur v\u00ebrejtjet e tij se pse nuk \u00ebsht\u00eb paguar ai.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi pranuar, dhe ata kan\u00eb sjell nj\u00eb list\u00eb t\u00eb investimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani. Ne kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb evidicim reale dhe faktit t\u00eb investimevene k\u00ebt\u00eb kompani. Maqineria dhe investimet q\u00eb ata i kan\u00eb deklaruar nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fabrik\u00eb\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb Insajdeir p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me e-mail Naim Kabashi.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrs\u00ebri nuk e mohon borxhin, por thot\u00eb q\u00eb tre ortak\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb po ia k\u00ebrkojn\u00eb borxhin, duhet ta d\u00ebshmojn\u00eb at\u00eb me prova, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne si pal\u00eb qe kemi pranuar nuk kemi pasur qasje n\u00eb objekt dhe s\u2019kemi informata \u00e7ka ka ndodhur ne kompani. Pal\u00ebt nuk kan\u00eb evidencuar kurr\u00eb at\u00eb investim real. Ne nuk kemi paguar gj\u00ebrat t\u00eb cilat nuk jan\u00eb aty\u2026. N\u00ebse ata i v\u00ebrtetojn\u00eb ato investime, Dhe ta dim\u00eb ku jan\u00eb ato makineri, ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb pages\u00ebn\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjigjes me e-mail t\u00eb Kabashit p\u00ebr Insajderin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019 mediat n\u00eb Shqip\u00ebri pat\u00ebn publikuar nj\u00eb shkrim mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si u takuan dhe vendos\u00ebn t\u00eb jetonin s\u00eb bashku n\u00eb martes\u00eb ish-kickboxeri, tash biznesmen, Naim Kabashi dhe k\u00ebng\u00ebtarja Ledina \u00c7elo.<\/p>\n<p><em>\u201cMe Naimin u takova rast\u00ebsisht n\u00eb Zvic\u00ebr. Ai asokohe kishte fituar statusin kampion bote n\u00eb kickbox dhe ishte i ftuar special p\u00ebr t\u00eb par\u00eb koncertin e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb m\u00eb pa dhe pasi mbaroi koncerti, t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt pim\u00eb kafe me t\u00eb. N\u00eb fund m\u00eb dha numrin e telefonit dhe m\u00eb ftoi n\u00eb ndeshjen e tij\u201d<\/em>, kishte treguar \u00c7ela.<\/p>\n<p>Ajo pati treguar po ashtu se at\u00eb koh\u00eb nuk ia dha as numrin e telefonit duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb<em>\u00a0\u201cat\u00ebher\u00eb isha shum\u00eb e re dhe nuk doja lidhje serioze\u201d<\/em><\/p>\n<p>\u201c<em>U shk\u00ebput\u00ebm 10 vjet, ai pa jet\u00ebn e tij, un\u00eb timen. M\u00eb pas ai u takua rast\u00ebsisht me v\u00ebllain tim. V\u00ebllai m\u00eb telefonoi dhe m\u00eb tregoi q\u00eb e kishte takuar dhe donte t\u00eb fliste me mua. M\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb, kishte po at\u00eb but\u00ebsin\u00eb si dikur dhe filluam komunikimin. Pas 1 viti duke folur n\u00eb telefon u takuam<\/em>\u201c, tregonte Ledina \u00c7elo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naim Kabashi, nj\u00eb biznesmen nga Kosova q\u00eb jeton n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb paditur n\u00eb Gjykat\u00ebn Komerciale&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7258","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"aioseo_notices":[],"views":47,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7258\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}