{"id":7815,"date":"2024-01-18T21:11:15","date_gmt":"2024-01-18T21:11:15","guid":{"rendered":"https:\/\/used82.com\/?p=7815"},"modified":"2024-01-18T21:11:15","modified_gmt":"2024-01-18T21:11:15","slug":"vetevrasje-nga-tik-toku-hetimi-tregon-se-bedrie-loku-ishte-rast-tipik-i-dhunes-ne-familje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/used82.com\/?p=7815","title":{"rendered":"Vet\u00ebvrasje nga Tik Toku? Hetimi tregon se Bedrie Loku ishte rast tipik i dhun\u00ebs n\u00eb familje"},"content":{"rendered":"<p>Politikanet e larta qeveritare, p\u00ebrfshir\u00eb kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe Ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, nxituan t\u00eb gjenin fajtorin tek rrjetet sociale, pas rastit tragjik t\u00eb vet\u00ebvrasjes me fostoksin\u00eb t\u00eb Bedrie Lokut, n\u00ebn\u00ebs 40-vje\u00e7are t\u00eb 4 f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje, si\u00e7 ka analizuar edhe agjencia \u201c<a href=\"https:\/\/boldnews.al\/2024\/01\/17\/debati-per-bullizmin-online-nxjerr-nga-sirtari-endrren-e-vjeter-per-censurimin-e\/\">Birn<\/a>\u201d, qeveritar\u00ebt po shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fatkeq p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb n\u00eb tregun politik nj\u00eb projekt-ligj q\u00eb tenton t\u00eb censuroj\u00eb median on-line.<\/p>\n<p>Fillimisht, u raportua se Bedrie Loka ishte viktim\u00eb e bullizimit n\u00eb rrjetin social Tik-Tok, i cili, n\u00eb fakt nuk hyn n\u00eb kategorin\u00eb e medias. Ky informacion u sh\u00ebrbeu Nikoll\u00ebs e Spiropalit e, pas tyre, edhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb qeveritar\u00eb, t\u00eb vendosin gishtin tek rrjetes sociale p\u00ebr aktin tragjik t\u00eb Bedrie Lokut.<\/p>\n<p>Dokumentat hetimor\u00eb, t\u00eb siguruara nga \u201cBoldnews.al\u201d, d\u00ebshmojn\u00eb se vet\u00ebvrasja nuk ka lidhje aspak me rrjetet sociale. Akti i Bedrie Lokut, i nisur n\u00eb 2 janar dhe q\u00eb p\u00ebrfundoi fatalisht n\u00eb 3 janar t\u00eb k\u00ebtij viti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tipik i dhun\u00ebs n\u00eb familje, nj\u00eb fenomen, p\u00ebr t\u00eb cilin zonjat qeveritare, por edhe institucionet kryesore shtet\u00ebrore kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pak ose thuajse aspak p\u00ebr ta parandaluar.<\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb zonj\u00ebs Loku, i vetmi q\u00eb ka p\u00ebrmendur nj\u00eb video bullizuese si shkak p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e Bedrie Lokut \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti, Xhemal Loku, i arrestuar tashm\u00eb n\u00ebn dyshimet e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cshkaktimit t\u00eb vet\u00ebvrasjes\u201d dhe \u201carmb\u00ebmbajtje pa leje\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa familjar\u00ebt e t\u00eb ndjer\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe v\u00ebllez\u00ebrit e saj, t\u00eb pyetur nga Prokuroria e Durr\u00ebsit, jan\u00eb shprehur n\u00eb unison se Bedria ishte viktim\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh e dhun\u00ebs nga bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej tyre nuk ka p\u00ebrmendur bullizimin n\u00eb rrjete sociale si shkak p\u00ebr aktin tragjik t\u00eb 40-vje\u00e7ares. Ndaj, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb zonja kryeparlamentare dhe ajo ministre, t\u00eb lexojn\u00eb para se t\u00eb keqp\u00ebrdorin nj\u00eb ngjarje tragjike p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb medias on-line pa t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Bedries<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebllai i t\u00eb ndjer\u00ebs, shtetasi\u00a0<strong>Pandeli Bushi<\/strong>\u00a0deklaron \u201c<em>q\u00eb n\u00eb muajin mars 2000 q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb martuar motra ime ai e ka trajtuar shum\u00eb keq \u2026 e ka dhunuar disa her\u00eb fizikisht<\/em>\u201d, si dhe \u201c<em>besoj se dhe k\u00ebt\u00eb veprime ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm prej dhun\u00ebs s\u00eb Xhemalit \u2026 nuk ka lidhje fare puna e Tik-Tokut<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i t\u00eb ndjer\u00ebs, shtetasi\u00a0<strong>Mahmut Bushi<\/strong>\u00a0deklaron \u201c<em>kam dyshime dhe kam bindje se motra ka pir\u00eb helm p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies, presionit q\u00eb kishte nga bashk\u00ebshorti i saj<\/em>\u201d, si dhe \u201c<em>e njoh mir\u00eb Xhemalin dhe ai ka qen\u00eb i dhunsh\u00ebm dhe nuk e ka trajtuar mir\u00eb motr\u00ebn time sidomos k\u00ebto dy vite<\/em>\u201d, duke theksuar\u00a0<em>\u201ck\u00ebt\u00eb fakt q\u00eb ai nuk e trajtonte mir\u00eb ma ka th\u00ebn\u00eb motra ime disa here dhe i kam th\u00ebn\u00eb Xhemalit shum\u00eb her\u00eb q\u00eb mos ta keqtrajtonte motr\u00ebn time<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i t\u00eb ndjer\u00ebs, shtetasi\u00a0<strong>Xhim Bushi<\/strong>\u00a0deklaron \u201c<em>ajo e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim vet\u00ebm prej dhun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj Xhemal Loku, duke theksuar \u201catoi kan\u00eb patur marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb keq<\/em>\u00a0\u2026\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i t\u00eb ndjer\u00ebs, shtetasi\u00a0<strong>Dhimit\u00ebr Bushi<\/strong>\u00a0deklaron \u201c<em>motra ime i ka pasur shum\u00eb keq marr\u00ebdh\u00ebniet \u2026 me burrin e saj\u201d, duke theksuar \u201cmadje \u2026 edhe dit\u00ebn e ngjarjes Xhemali e ka dhunuar motr\u00ebn time<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmit\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Djali i dy bashk\u00ebshort\u00ebve,\u00a0<strong>D. Loka,<\/strong>\u00a0deklaron para prokuror\u00ebve se \u201c<em>mami dhe babi gjithmon\u00eb kan\u00eb patur debate me nj\u00ebri tjetrin e nuk i kan\u00eb patur mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet \u2026 gjithmon\u00eb debatonin, madje dhe nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb vdiste mami, nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb pinte helm, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb fort\u00eb me mamin \u2026 se nuk e lejonte mamin t\u00eb shkonte t\u00eb sht\u00ebpia e gjyshes dhe filloi duke e shar\u00eb dhe ofenduar mamin tim. Debati at\u00eb nat\u00eb ka zgjatur nga ora 19 pak a shum\u00eb, deri n\u00eb or\u00ebn 23.00\u201d, \u201cbabi \u2026 kur ka qen\u00eb n\u00eb Greqi, gati nj\u00eb vit p\u00ebrpara, e ka marr\u00eb n\u00eb celular mamin tim dhe i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb un\u00eb ty do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb vras\u00ebsh veten, mbaje mend\u201d, duke theksuar \u201cshkaku i k\u00ebtij veprimi ka qen\u00eb se mami ka qen\u00eb shum\u00eb her\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar dhe e ofenduar nga babi im \u2026 mami ka patur konflikte t\u00eb her\u00eb pas hershme me babain tim<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Vajza e \u00e7iftit,\u00a0<strong>R. Loka<\/strong>, deklaron se \u00a0<em>\u201cprej nj\u00eb viti ato nuk i kan\u00eb patur mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00ebri tjetrin, kan\u00eb patur debate q\u00eb prej muajit shkurt 2023 \u2026 sepse gjyshja ime \u2026 ka kaluar nj\u00eb tromboz\u00eb dhe babi im nuk e linte mamin t\u00eb shkonte p\u00ebr vizit\u00eb te gjyshja\u201d, \u201cmami im ka qen\u00eb shum\u00eb e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shum\u00eb her\u00eb shpreheshe se do t\u2019i jepte fund jet\u00ebs se thoshte jam e lodhur\u201d, duke theksuar \u201ckomunikimi i fundit q\u00eb un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb me mamin \u2026 ka qen\u00eb ora rreth 22.30 dhe \u2026 dhe ajom\u00eb tha q\u00eb prap\u00eb debat \u2026 i thash\u00eb po leje pra at\u00eb muhabet dhe qepe, mir\u00eb mo mami m\u00eb tha, mir\u00eb se e qep un\u00eb\u201d si dhe \u201cdiku nga muaji shtator 2023 mami \u2026 i\u00a0 kagjetur babit \u2026 disa letra n\u00eb gjuh\u00ebn franceze t\u00eb cilat ja ka d\u00ebrguar nj\u00eb \u2026fem\u00ebr \u2026 ajo ishte nj\u00eb franceze dhe ka komunikuar me v\u00ebllain tim *****in dhei ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka patur nj\u00eb lidhje me Xhemalin \u2026 kjo ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsye q\u00eb e ka vrar\u00eb shum\u00eb psikologjikisht mamin tim<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga djem\u00eb e mitur t\u00eb \u00e7iftit,\u00a0<strong>K. Loka<\/strong>, deklaron se \u201c<em>babi im e ka dhunuar gjithmon\u00eb n\u00ebn\u00ebn time\u201d, \u201cm\u00eb dat\u00eb 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi \u2026 krijoi konflikt me mamin se kishte d\u00ebgjuar llafe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr mamin. I ka than\u00eb mamit lloj lloj fjal\u00ebsh, i ka th\u00ebn\u00eb do t\u00eb vras \u2026 e ka ofenduar me fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda \u2026 e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma\u201d, \u201cm\u00eb dat\u00eb 1 janar, pas vitit t\u00eb ri \u2026 babi \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te \u2026 daja im \u2026 dhe te gjyshja ime \u2026 ka qen\u00eb ora rreth 22.00 deri rreth or\u00ebs 23.00 ku babi duke b\u00ebrtitur e ul\u00ebritur i thosh q\u00eb ske p\u00ebr t\u00eb shku\u201d, \u201cbabi im e shante e ofendonte me fjal\u00ebt nga m\u00eb t\u00eb ndyrat \u2026 i thosh q\u00eb ke dashnor, i thosh q\u00eb ty t\u00eb ka kap v\u00ebllai jot dhe se t\u2019i shkon n\u00ebp\u00ebr hotele me at\u00eb (daj\u00ebn)\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Djali tjet\u00ebr i mitur i Xhemalit dhe t\u00eb ndjer\u00ebs Bedrie,\u00a0<strong>A. Loka<\/strong>, deklaron se \u201c<em>ato gjithmon\u00eb ziheshin me nj\u00ebri tjetrin\u201d, si dhe\u201cun\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me celularin tim ca video dhe ja kam \u00e7uar motr\u00ebs sime ku i thosha ja \u00e7a po b\u00ebn mami me babin, i thosha hajde se po zihen\u201d, duke theksuar \u201cun\u00eb kam nj\u00eb telefon \u201cSamsung\u201d \u2026 dhe me k\u00ebt\u00eb celular un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb video dhe ja kam \u00e7uar motr\u00ebs kur babi u zinte me mamin\u201d, si dhe \u201ctelefoni im \u00ebsht\u00ebn\u00eb polici \u2026 e ka marr\u00eb babi \u2026 dhe ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i veti\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 shihet qart\u00ebsisht nga dokumentat hetimor\u00eb, askush nga familjar\u00ebt e af\u00ebrt t\u00eb Bedrie Lokut nuk e p\u00ebrmend bullizimin n\u00eb rrjetin Tik Tok si shkak p\u00ebr aktin e vet\u00ebvrasjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa\u00a0<strong>Xhemal Loku<\/strong>, personi i dyshuar nga prokuroria si shkaktari i vet\u00ebvrasjes s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, ka deklaruar n\u00eb prokurori se\u00a0<em>\u201cq\u00eb prej nj\u00eb viti ajo nuk ndihej mir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb adrese Tik-Toku q\u00eb i kishin hapur\u201d<\/em>. Sipas tij,<em>\u201ck\u00ebt\u00eb veprim (vet\u00ebvrasjen) Bedria e ka b\u00ebr\u00eb sipas mendimit tim, vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb adres\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb hapur n\u00eb Tik-Tok\u201d<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politikanet e larta qeveritare, p\u00ebrfshir\u00eb kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe Ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, nxituan&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7815","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"aioseo_notices":[],"views":47,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7815\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/used82.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}