Kaderi Kicaj është rrëfyer te banorët e Big Brother VIP Kosova për disa sfida që kaloi vite më parë.
Ajo tha se ndaloi të merret me konkurset e bukurisë për shkak të problemeve shëndetësore.
Kaderi tregoi se për shkak të një problem që kishte me lukth, dhe për shkak të një terapie të gabuar që i kishin dhënë mjekët, iu është përhapur infeksioni në lukth, gjë që i ka shtyrë doktorët të mendojnë se ajo ka sëmundjen e keqe.
“Kam pas terapia shumë të rana, veç shtrit kam nejt“, tha ajo.
Ajo ishte vetëm 17 vjeçe në atë kohë.
Shiko videon: