Vrasja e Liridonës/ Avokati i njohur ngre dyshimet e forta: Në burgun ku po mbahet Naimi, tre autorët e krimit mund të organizojnë…

Avokati Tomë Gashi në një intervistë televizive hodhi

dritë mbi petendimet e qarkulluara në media

se ka pasur tentativa për të dëmtuar vrasësit e Liridonës në burg.

Gashi, duke folur në cilësinë e avokatit, tha se praktikisht

kjo është e pamundur në burgun e sigurisë së lartë ku ata po mbahen.

Avokati teksa evidentoi kushtet e mira të burgut,

kritikoi organet ligjzbatuese që i ka lejuar tre të dyshuarit të jenë në të njëjtat ambiente.

 

Sipas tij, Naim Murseli, Granit Plava, dhe Kushtrim Kokalla mund të bisedojnë me njëri tjetërin gjatë daljeve për ajrim dhe mund të sinkronizojnë deklarimet e ardhshme në gjykatë.

Ai sugjeroi t’u ndryshohet godina ose të shpërndahen në burgje të ndryshme.

“Kushtet janë maksimalisht të mira, pasi kushte më të mira nuk ka. E thashë në mënyrë figurative që kemi të bëjmë me një “burg me 5 yje”, sepse secili ka dhomën e tij, ka tualetin dhe janë kushtet më të mira në të cilat jemi. Sa i përket sigurisë përveç që kujdeset stafi i këtij burgu, dhe nuk mund t’i ndodhë aktualisht asgjë.

Nëse ia lejon gjykata, Naim Murseli mund të telefonojë avokatin ose vetëm familjarët e tij. Për mua është e çuditshme si avokat, si është e mudnshme një rast kaq i rëndë, që ata janë bashkarisht, po mbahen në të njëjtata ambiente dhe nuk do çuditemi nëse në seancën e radhës në gjykatë deklarimet e tyre do të jenë të sinkronizuar.

Burgun e bëjnë të rëndë të burgosurit dhe jo vetëm hapësirat. Kemi patur deklaratë të drejtorit që do merren masa të caktuara, qoftë me ndërrimin e lokacionit, të shpërndahen në tre burgje të ndryshme, qoftë në ndërrimin e pavilionit. E thënë me fjalë të thjeshta, kur ndërrohet pavilioni, ndërrohet ndërtesa por është burgu i njëjtë dhe këta nuk kanë mundësi të shihen gjatë shëtitjeve që i kanë rreth 2 orë në ditë”, Gashi.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *