Ngrihet aktakuzë ndaj 27 personave nën dyshimin se planifikonin grushtshtet në Gjermani

Prokurorët gjermanë kanë ngritur aktakuza ndaj 27 personave të ekstremit të djathtë të dyshuar se po planifikonin grushtshtet, raporton “BBC”.

Të dyshuarit akuzohen se ishin anëtarë të lëvizjes “Reichsbuerger”.

“Anëtarët e grupit fuqishëm refuzonin institucionet shtetërore”, thuhet në aktakuzë.

Ata ndërlidhen kryesisht me Heinrich XIII Prince Reuss, kokën e “Reichsbuerger” që është nga një familje aristokrate.

Prokurorët kanë ngritur aktakuzë ndaj 27 personave me dyshimin se po planifikonin të rrëzonin një sistem politik demokratik në Gjermani.

Përgatitje konkrete po bëheshin për një grushtshtet duke filluar nga vera e vitit 2021.

Synonin ta merrnin pushtetin duke e pushtuar Parlamentin e Gjermanisë, Bundestagun, me një grup të vogël të personave të armatosur. Sulmi do të fillonte pasi të merrnin një sinjal, siç ishte rasti i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ata edhe kishin planifikua5r se si do të funksiononte shteti pasi që ta merrnin pushtetin.

Princi Reuss do të ishte kreu i shtetit. Me ta marrë pushtetin, ai do të negocionte një traktat paqeje me fuqitë aleate që fituan Luftën e Dytë Botërore.

Reuss kishte tentuar të takohej me përfaqësues të Qeverisë së Rusisë për ta siguruar përkrahjen për grushtshtetin, thuhet në aktakuzë.

Birgit Malsack-Winkemann, anëtare e Bumndestagut nga radhët e grupit të ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, do të emërohej ministre e Drejtësisë.

Prokurorët thonë se ajo siguroi qasje në ndërtesën e Parlamentit për grupin.

Mësohet se grupi kishte tentuar të rekrutonte edhe ushtarë e policë.

Grupi kishte përgatitur një listë të “armiqve”. Të akuzuarit ishin në dijeni se planet e tyre do të rezultonin me vrasjen e njerëzve, thuhet në aktakuzë. Anëtarëve u ishte thënë të nënshkruajnë një deklaratë për të mbajtur gjërat sekret. Ata që shkelnin këtë do të ekzekutoheshin për tradhti të lartë.

Mësohet se të dyshuarit kishin siguruar rreth 380 armë zjarri dhe rreth 148 mijë plumba.

Disa nga të akuzuarit u arrestuan nga policia gjermane në dhjetorin e kaluar.

Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, ka rreth 23 mijë përcjellës të lëvizjes “Reichsbuerger” në Gjermani.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *