BE: Kosova e Serbia t’i zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

Përkitazi me pjesën e konkluzave kushtuar Kosovës dhe Serbisë, të miratuara gjatë takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, është shprehur pritja që Kosova dhe Serbia ta çojnë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, e cila do të garantonte siguri dhe demokraci përfaqësuese për të gjithë qytetarët. E për sa u përket masave, të cilat Komisioni Evropian ia ka vendosur Kosovës që në verë të këtij viti dhe të cilat janë ende në fuqi, në Këshill kanë thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen kur Kosova t’i përmbushë kushtet e caktuara

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar të martën, gjatë takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, pakon e zgjerimit dhe konkluzat kushtuar këtij procesi.

Nëpërmjet tyre u është bërë ftesë vendeve kandidate dhe atyre kandidate potenciale për anëtarësim në BE që ta vazhdojnë procesin e reformave, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, për të avancuar në procesin e integrimeve evropiane.

Përkitazi me pjesën e konkluzave kushtuar Kosovës dhe Serbisë, të dy vendeve u është bërë edhe një herë ftesë që t’i zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pa parakushte dhe pa vonesa. Po ashtu shprehet keqardhje se nga asnjëra palë nuk ka pasur gatishmëri deri më tash për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara.

Këshilli i ka dënuar ashpër sulmet e dhunshme të protestuesve serbë të Kosovës ndaj trupave të KFOR-it, ndaj organeve të rendit dhe mediave në protestën e 29 majit të këtij viti.

“Zgjedhjet e reja në veri të Kosovës duhet të zhvillohen sa më parë që të jetë e mundur dhe serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në to, pa asnjë parakusht. Serbët e Kosovës po ashtu duhet të kthehen në institucionet nga të cilat janë larguar. Kjo duhet të lehtësohet nga Kosova dhe të inkurajohet nga Serbia”, thuhet në tekstin e konkluzave.

Këshilli pret nga Kosova dhe nga Serbia që të çojnë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, e cila do të garantonte siguri dhe demokraci përfaqësuese për të gjithë qytetarët.

E për sa u përket masave, të cilat Komisioni Evropian ia ka vendosur Kosovës që në verë të këtij viti dhe të cilat janë ende në fuqi, Këshilli ka thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen kur Kosova të përmbushë kushtet e caktuara.

Sipas këtyre konkluzave, nga Komisioni Evropian dhe nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kërkohet që sa më parë e më së voni deri në janar të vitit të ardhshëm të paraqesin propozim për ndryshimin e kritereve të kornizës negociuese për Serbinë për të përfshirë si kusht edhe zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, në kuadër të kapitullit 35 të kësaj kornize.

Përfshirja e këtij obligimi për normalizimin e raporteve me Kosovën në kornizën e negociatave të anëtarësimit është përmendur shpesh nga zyrtarët e BE-së si një mënyrë që marrëveshja e arritur në Bruksel gjatë muajit shkurt dhe Aneksi i implementimit, i arritur në Ohër, të bëhen, siç thuhet në BE, “ligjërisht obliguese”. Por deri më tash, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarrë asnjë hap formal për ta bërë një gjë të tillë.

Shprehet gjithashtu keqardhje për mungesën e gatishmërisë për implementim nga të dyja palët të marrëveshjes dhe Aneksit, sikurse edhe të çështjeve të tjera, të arritura në dialog.

“Kërkojmë nga Kosova që në tërësi dhe pa vonesa të tjera t’i zbatojë ato. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këshilli e mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe të Serbisë për ta pranuar draftin e paraqitur nga lehtësuesi i BE-së me kuptimin se punë e mëtejme duhet të bëhet në bazë të tij”, thuhet në tekstin e konkluzave.

Për zgjerimin dhe këtë pako do të diskutojnë edhe liderët e BE-së në takimin e Këshillit Evropian, i cili do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel. Pritet që ata edhe ta miratojnë vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe me Moldavinë, si dhe një vendim për ftesë të kushtëzuar rreth nisjes së negociatave me Bosnjë-Hercegovinën.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *