Sulmi i armatosur në Banjskë, përfshirja e Milan Radoiçiqit dhe roli i Serbisë – çka përmban saktësisht letra që iu dërgua Borrellit dhe Lajçakut nga deputetët e disa shteteve?

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa vendeve i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë.

Letra përmend në detaje sulmet e njëpasnjëshme, si agresionin serb më 24 shtator, kidnapimin e policëve, si dhe kërkon të dihet roli i Serbisë në sulmin e shtatorit, etj. Në letër po ashtu theksohet se agresioni i 24 shtatorit mund të kishte eskaluar po të mos ishte profesionalizmi i Policisë së Kosovës.

Në prag të samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor i bëhet thirrje po ashtu BE-së që t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Siç njofton Telegrafi, ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori, raporton Telegrafi.

Po çfarë përmban letra:

Në dritën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne po ju shkruajmë për të kërkuar që të gjitha masat ndëshkuese kundër Kosovës të anulohen dhe të rifillojë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës.

Bojkoti i zgjedhjeve komunale të nxitura nga Lista Serbe më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalimi arbitrar i policëve kosovarë nga autoritetet serbe më 14 qershor, destabilizojnë Kosovën.

Është jetike që komuniteti ndërkombëtar të refuzojë irredentizmin dhe agresionin dhe të riafirmojë mbështetjen për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Sulmi nga tridhjetë militantë të armatosur rëndë, të udhëhequr nga nënpresidenti i listës serbe, Milan Radoiçiq, më 24 shtator shënoi përshkallëzim.

Situata mund të kishte kaluar lehtësisht në një përshkallëzim më të gjerë, po të mos ishte profesionalizmi dhe guximi i Policisë së Kosovës, njëri prej të cilëve u vra tragjikisht.

Sasia dhe lloji i armëve të sekuestruara pas sulmit ngre pyetje serioze mbi rolin që mund të ketë pasur shteti serb në mbështetjen e operacionit.

Ne i bëjmë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të ndërmarrin një hetim të plotë mbi sulmin në Banjskë dhe të angazhohen për publikimin e rezultateve.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *