Dua Lipa shan shqip në emisionin e famshëm “Late Night” të Seth Meyers

Dua Lipa, e njohur për muzikën e saj ndërkombëtare dhe prejardhjen shqiptare, u bë pjesë e një segmenti në emisionin e natës vonë “Late Night” me Seth Meyers ku ajo habiti dhe argëtoi audiencën me zbulimin e një fjale të fortë në gjuhën shqipe.

Gjatë pjesës “Day Drinking” të emisionit, ku të ftuarit dhe Meyers pinë dhe bëjnë lojra, Dua u pyet të ndante një fjalë të fortë në gjuhën e saj amtare.

Ajo, pa hezituar, zgjodhi shprehjen “Ta q*fsha nonën” dhe ia përktheu Meyersit në anglisht si “F*ck your mother”.

Ndërsa të dy e shpërthenin në të qeshura, Meyers provoi të përsërisë shprehjen disa herë, duke shkaktuar më shumë të qeshura në studio.

Mes përgatitjeve të kokteleve dhe bisedave, ylli diskutoi për projektin e saj muzikor më të fundit, këngën “Houdini”.

Ajo ishte veshur në stil të veçantë me një xhaketë të kuqe dhe të zezë që pasqyronte energjinë dhe personalitetin e saj në skenë.

“Late Night” ka mirëpritur shumë yje në rubrikën e saj të pijes, përfshirë emra si: Lizzo, Rihanna, Kelly Clarkson, Lorde, Post Malone dhe madje edhe nënën e Seth Meyersit.

Dua Lipa përndryshe së fundmi u nominua për çmimin “Kënga e Vitit” në ‘Grammy Awards 2024’, për hitin e saj “Dance the Night”, e cila është kolona zanore e filmit senzacion të këtij viti, “Barbie”.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *