Vdes avokati i Kadri Veselit

Ka ndërruar jetë Andrew Strong, avokati mbrojtës i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën”,  ka shkruar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Sipas Bytyqit, avokati Andrew Strong e meriton titullin avokati mbrojtës i UÇK-së, pasi vite më parë ai ka qenë në të njëjtin rol, duke e mbrojtur Ramush Haradinaj.

“Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën”, ka shkruar tutje.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *