Çfarë mesazhi mori Kajtazi nga vrasësi i Liridonës prej Burgut të Sigurisë së Lartë?

Dje gazetari Vehbi Kajtazi ka pranuar një telefonatë nga Burgu i Sigurisë së Lartë, një mesazh direkt nga Granit Plava – i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt.

Kajtazi në Rubikon njofton se është pretenduar se krimi ka qenë i planifikuar të kryhet me armë kallashnikov, duke treguar edhe arsyen e anulimit.

Tutje Kajtazi tregon se “dorasi është i gatshëm të tregojë se ku e ka fshehur armën”.

“Dje kam marrë një telefonatë nga burgu i Sigurisë së Lartë që është mesazh direkt nga ky i dyshuari për vrasje. E kam raportu si informatë aty ku duhet. Është se ky thotë, pretendon se krimi ka qenë i planifikuar të kryhet me armë kallashnikov. Por që e ka analizu se me armë të tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha anësore dhe është i gatshëm të tregojë se ku e ka fsheh armën.

Unë nuk e di sot a kanë shku, a kanë ndërmarrë ndonjë veprim. Por nëse vërtetohet posedimi i armës kallashnikov, atëherë nuk ka asnjë dilemë se ky është kriminel gjakftohtë që është në gjendje me i marr jetën kujdo qoftë për një përfitim të caktuar, në këtë rast që dyshohet që janë 20-30 mijë euro”.

I pyetur se cili është motivi i dorasit që e telefonoi vetë Kajtazin, ai tha:

“Unë qysh e kuptova, qysh ma la mesazhin ishte që iu kom thanë policisë që jam i gatshëm me iu tregu se ku është por deri tash ende nuk kanë ardh me më pyet për këtë punë, pavarësisht që iu kam qu mesazh. Kështu ma tha, kështu po supozoj që e kuptova në këtë mënyrë”.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *