100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Bajrami: Qeveria ndan lëmoshë nga 100 euro

“Lëmoshë nga 100 euro”, kështu e ka quajtur nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët.

Bajrami ka shkruar se derisa në kurriz të rritjes së çmimeve qytetarët paguajnë dyfish më shumë tatime, Qeveria çohen e ndajnë lëmoshë nga 100 euro.

“S’ka çerdhe të reja, s’ka rritje të pagave në arsim, s’ka asnjë refomë që tri vite, s’ka sigurime shëndetësore, s’ka asnjë ndryshim të politikave fiskale, derisa në kurriz të rritjes së çmimeve qytetarët paguajnë dyfish më shumë tatime, çohen e ndajnë lëmoshë nga 100 euro, sepse kjo është puna me e lehtë, sepse kjo është gjëja e vetme që dinë të bëjnë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka potencuar se Qeveria ka dështuar t’i ndërtojë 160 çerdhet e premtuara e po ashtu të përballet me inflacionin.

“Ka dështuar të bëj sigurimet shëndetësore dhe vargu i dështimeve nuk përfundon me kaq. Në vend të realizimit të premtimeve dalin dhe japin nga 100 euro në fundvit për fëmijët e pensionistët. Nuk i ndajnë këto mjete se i kanë planifikuar për këto kategori, por sepse kanë dështuar të realizojnë projektet, nuk po i realizojnë premtimet dhe dalin e ndajnë milionat”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka nënvizuar se kërkesa e LDK-së është që të indeksohen pagat dhe pensionet bazuar në normën e inflacionit e që do të ishte një rritje prej 17% krahasuar me 2021 , teksa kjo sipas saj do të ishte me e madhe se 100 eurot e njëhershme që i jep Qeveria.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *