Fshehja e Naim Murselit nga publiku – Gjykata refuzon të përgjigjet

Me 3 dhjetor është mbajtur seanca e parë gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo po dyshohet se u vra me kërkesë të bashkëshorti të saj, Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit.

Naim Murseli në ditën e seancës ishte sjellur fshehurazi në gjykatë. Ishte përdorur një hyje tjetër por të mos u parë nga publiku. Ishte futur nga bodrumi i gjykatës.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për të kuptuar pse në rastin e Murselit është ndërmarrë ky veprim.

Por, tash e një javë nuk kemi pranuar përgjigje. Gjykata ka refuzuar të jap një arsyetim.

Për vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar 4 persona.

Përveç Naim Murselit, bashkëshorti të viktimës, është arrestuar edhe Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së si dhe personi i katër i cili akuzohet për shitje të paautorizuar të armëve.

Menjëherë pas rastit, bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli.

Liridona Ademaj u vra barbarisht me 29 nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Pas një darke në njërin prej restoranteve në Graçanicë, ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë po udhëtonte drejt shtëpisë me veturë. Pa pritmas, persona të maskuar iu kanë dalë kinse për t’i grabitur, nga vendi i ngjarjes ka ikur Naim Murseli me fëmijët teksa Liridona Ademaj ka përfunduar e vrarë.

Fillimisht, ajo ishte varrosur në fshatin Cernjan por me t’u zbuluar rasti, familja e së ndjerës kishte kërkuar zhvarrimin e saj për ta varrosur në vendlindjen e saj në fshatin Rrecaj të Gjakovës.

Çka thuhet në dosjen e prokurorisë?

Në dosjen e prokurorisë thuhet se ka pasur një “marrëveshje për një aksident të inskenuar”, ku i pandehuri, në këtë rast Naim Murseli, me dashje ka dashur të privojë nga jeta bashkëshorten e tij, duke bërë një marrëveshje paraprake me dorasin Granit Plavën.

Gjithmonë sipas Prokurorisë, Murseli, paraprakisht e ka pajisur me armë dorasin Plava duke inskenuar veprën e “Grabitjes”.

“Murseli derisa ishte duke lëvizur me veturë, në të cilën ishte bashkëshortja Liridona dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë i pandehuri Plava para veturës, me maskë në kokë dhe revole në dorë, sipas marrëveshjes paraprake, i pandehuri Murseli me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, derisa tani e ndjera Liridona ka mbetur në veturë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në dosjen mes tjerash theksohet se i pandehuri Granit Plava e ka qëlluar viktimën nga afërsia me një plumb në qafë.

“Ndërsa për këto veprime i pandehuri Naim Murseli, paraprakisht i ka premtuar të pandehurit Granit Plava, një shumë të të hollave prej 30 mijë euro”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Detaje janë dhënë edhe për përfshirjen e Kushtrim Kokallas në rastin e vrasjes, ku sipas Prokurorisë ky i fundit ka njoftuar Murselin me dorasin, në këtë rast Granit Plavën.

“Një javë para natës kritike, të pandehurit Murseli dhe Kokalla (me të cilin kanë raporte familjare- djalë i dajës dhe djalë i hallës) dhe i pandehuri Plava (shok i të pandehurit Kokalla), janë takuar në pompën e derivateve ‘Shell’, ku i pandehuri Plava i ka treguar se merret me gjithçka”.

Pas takimit të tyre në “Shell”, sipas Prokurorisë, thuhet se Murseli i kërkon Kokallës numrin e telefonit të të pandehurit Plava, kurse në ditën kritike Murseli takohet sërish me Kokallën në ora 9:30 në qytetin e Gjakovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë iu ka caktuar masën e paraburgimit Naim Murselit dhe tre të dyshuarve tjerë. Ndërkohë sot Gjykata e Apelit mori vendim për vazhdim të paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *