Mobilizim në Kosovë për t’i ndihmuar shqiptarët që të votojnë në Serbi

Kryetari i Gjilanit ka porositur për mobilizim, para zgjedhjeve të së dielës që mbahen në Serbi. Ai bëri të ditur se do të organizohet transport falas për shqiptarët e Luginës me të drejtë vote. E, kryeministri Albin Kurti ka thënë se bashkimi i partive shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është dëshmi edhe për pluralizëm politik, edhe për unitet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur të enjten se u është siguruar transporti qytetarëve të Gjilanit që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

Ai ka porositur për mobilizim, për të vazhduar betejën “për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. Për më shumë informata, ju lutemi të drejtoheni te Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të Komunës së Gjilanit”, ka bërë të ditur Hyseni. “Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Gjilani është një nga komunat e Kosovës më të afërta me Luginën, e ku janë zhvendosur shumë qytetarë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Po kështu, dhjetëra mijëra të zhvendosur janë edhe në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkimi i partive shqiptare në të tria këto komuna, për zgjedhjet në Serbi, është dëshmi edhe për pluralizëm politik, edhe për unitet.

Kurti ka qenë të mërkurën i ftuar dhe folës në tubimin e mbajtur në mbështetje të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit në Serbi.

Duke folur për koalicionin e përbërë nga pesë parti shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Aleanca për Luginën, që garojnë së bashku në një listë, kryeministri Kurti ka thënë se ai përbëhet me figurat që bartin integritet të lartë moral dhe patriotik, njerëz që shquhen për aktivitetin e tyre politik për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginë.

“Ky bashkim i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në këto zgjedhje është dëshmi që mund të jemi edhe për pluralizëm politik, edhe unitet kombëtar, mund të jemi edhe patriotë, edhe demokratë, dhe se beteja e këtillë politike është e drejtë për nga karakteri i saj dhe se e gëzon mbështetjen tonë”, është cituar kryeministri Kurti në një komunikatë të Qeverisë.

Për Shaip Kamberin, deputet i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, kryeministri Kurti ka thënë se është një zë i fuqishëm i reciprocitetit.

Ai i ftoi të gjithë që të bashkohen e ta mbështesin Kamberin dhe listën e përbashkët për t’iu “kundërvënë regjimit autoritar e antishqiptar në Serbi”, dhe “për t’iu dalë në mbrojtje dhe avancim të të drejtave dhe lirive për komunitetin tonë shqiptar që jeton në atje”.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *