Pacolli – Arjan Currit që ia përmendi emrin për rastin e Liridona Ademajt: Do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë ka shokuar opinionin gjithë-shqiptar. I dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së 30-vjeçares është Naim Murseli, bashkëshort i Ademjt që ka punuar si këshilltar i Behgjet Pacollit.

Më pas, emri i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollit është lakuar, e sidomos në Shqipëri.

Në lidhje me këtë Pacolli i ka reaguar analistit nga Shqipëria Arjan Curri i cili e kishte përmendur emrin e Pacollit, teksa fliste për ngjarjen që i ndodhi Liridona Ademajt.

Përmes një postimi në Facebook, të premten, Pacolli ka thënë se Curri nuk ka të drejtë t’i shkaktojë vuajtje familjes së tij, duke shtuar se “djali i tij po bullizohet në shkollë”.

Për këto, Pacolli e ka paralajmëruar analistin shqiptar që do të punojë për ta sjellur atë para përgjegjësisë për këto vuajtje që Pacolli thotë t’i kenë shkaktuar deklaratat e Currit familjes së tij.

“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime. Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese.  Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj  për të ju sjellur para   përgjegjësisë për krejt këto vuejtje  që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, ka shkruar Pacolli.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *