Sali Berisha: Do ta drejtoj PD-në nga thellësia e cdo qelie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sonte në “Opinion” se do ta drejtojë Partinë Demokratike edhe “nga thellësitë e çdo qelie”. Thënë kjo, duke marrë parasysh dhe mundësinë që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin e arrestit shtëpiak ndaj tij brenda javës së ardhshme.

Berisha u shpreh mëse i bindur se në çdo situatë, sado të vështirë, ai do jetë lideri që do e çojë partinë më të madhe opozitare në vend drejt fitores.

Jemi në momentin e ri që me shumë gjasa do të jetë javës tjetër dhe sipas të gjitha intepretimeve  e parashikimeve, SPAK-u do të marrë një masë arresti shtëpie ose ta ashpërsojë.

Sali Berisha: Ta marrë dhe me burg, s’ka asnjë rëndësi për mua ajo.

Ju do ta respektoni siç thatë, shumë dakord.

Sali Berisha: Se është vendimi i Edi Ramës!

Çfarë do ndodhë përveç fatit të Sali Berishës dhe po themi procesit tuaj personal, familjar, çfarë do ndodhë me PD? Besoj duhet të keni dhe një skenar të qartë.

Sali Berisha: Do ndodhë ajo që ka ndodhur me Mandelën…

Zoti Berisha, kush do ta drejtojë Partinë Demokratike në momentin që ju do të jeni në arrest shtëpie?

Sali Berisha: Do e drejtojë Sali Berisha, edhe nga thellësitë e çdo qelie.

 Si? Si e keni planin?

Sali Berisha: S’ka diskutim! Unë do e drejtoj dhe do e çoj drejt fitores,

-Mund të marrë vendim gjykata që ju mos të përdorni as rrjete sociale, një izolim në shtëpi pa të drejtën për të vizituar.

Sali Berisha: Nuk mund ta pengojnë kurrë komunikimin e idealeve të mia me shqiptarët, kurrë!

-Po si do ta komunikoni?!

Sali Berisha: Nuk ka mure! Nuk ka mure që mund të izolojnë idealet e njeriut, unë qëndroj më i vendosur se kurrë në betejën time. Shqipëria barazohet me Rusinë e Putinit.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *