Shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë u pamundësohet votimi në Serbi

Qytetarët nga Medvegja, Bujanoci e Preshevë, që prej vitesh jetojnë në Kosovë, janë ankuar se u është pamundësuar pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Serbi, si pasojë e pasivizimit të adresave dhe marrjes së dokumentacionit. E kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan dhe kryetari i lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu, shpreh vërejtjen që megjithëse ka alarmuar për këtë, çështja e shqiptarëve të Luginës nuk është ngritur asnjëherë në dialogun e Brukselit

Shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, që jetojnë në Kosovë, do t’u pamundësohet votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen të dielën.

Disa nga këta qytetarë, që prej vitesh janë vendosur në Fushë-Kosovë, theksojnë se votimi në zgjedhje u është bërë i pamundur si pasojë e pasivizimit të adresave nga shteti serb.

Njëri prej tyre, Rahon Pajaziti, ka thënë se me gjithë që bashkë me familjen posedon tokë në Medvegjë, ai nuk figuron në listë të votuesve.

“Vëllai e ka kontrolluar, nuk jemi atje hiç, kurrkund hiç nuk jemi…. Duhet me shku, si nuk duhet me shku, pasi jemi qytetarë të atjehit, duhet me shku… Po masi nuk kemi vendbanim, nuk kemi kurgjo, ne jemi të shlyer prej atjehit”, ka thënë ai.

E Halil Hiseni, i cili prej pesë dekadash punon në Gjermani, e ka ardhur për vizitë te familja në Fushë-Kosovë, ka thënë se megjithëse i është pasivizuar adresa e banimit në Medvegjë, ai të dielën do të shkojë për të votuar në zgjedhjet serbe.

“Kam ardhur tona herët që u dashtë me votu. Jam i fshatit Topallë, komuna e Medvegjës. Medvegja është mjerim i madh që na kanë çlajmëruar. Edhe ata vetë kanë thanë që kemi me pru në dy për qind, që jemi kanë në 1981, 46 për qind shqiptarë janë kanë në Medvegje. E sot nuk janë as 2 për qind. Po shkojmë po votojmë, kur të vijë koha me shku me votu si nesër që po mendojmë me shku, mbesim nëpër kufi derisa të kapërcen vakti atje, ka ndodh, keni pa edhe vetë, s’kemi çka me thanë”, ka deklaruar ai.

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan dhe kryetar i lëvizjes “Vatra”, ka thënë se që nga viti 2005 ka alarmuar për pasivizimin e adresave dhe për marrjen e dokumenteve të shqiptarëve të Kosovës lindore. Ai ka shprehur vërejtjen se kjo çështje nuk është ngritur asnjëherë në dialogun e Brukselit.

“Mendoj që rreth 90 për qind e banorëve të shpërngulur nga Kosova lindore që jetojnë në Republikë të Kosovës janë pasivizuar dhe dokumentet e tyre nuk janë valide, e në këtë rast edhe ata nuk mund se si të votojnë jo vetëm në zgjedhjet parlamentare por edhe në ato lokale dhe kanë humbur të gjitha të drejtat…Nuk e kanë bë një nga kushtet parësore të dialogut Kosovë-Serbi, e në këtë rast, kjo padrejtësi do t’ju përmirësohet këtyre qytetarëve dhe në këtë rast ato do të mund t’i gëzonin të drejtat e tyre si qytetarë”, ka deklaruar Kadriu.

Edhe në një raport të publikuar javë më parë në Beograd nga Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut, është bërë e ditur se rreth 3 mijë e 500 shqiptarë të Luginës së Preshevës janë fshirë nga listat e votimit në Serbi. Aty u theksua se pasivizimi është përdorur si instrument politik për të ndryshuar strukturën demografike dhe etnike të jugut të Serbisë.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *