“Viti 2023, më i vështiri për Kosovën|/ Osmani: Me sulmin në Banjskë, Serbia dëshmoi se nuk dëshiron normalizim të raporteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar vitin 2023 si vitin më të vështirë për Kosovën sa i takon sigurisë në vend.

Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Osmani u shpreh se Kosova më 24 shtator u përball me “situatën më të vështirë që nga pavarësimi”.

“Sulmi i armatosur në Banjskë ishte vetëm një paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta”, tha Osmani.

Gjatë fjalimit, i cili u bojkotua nga deputetët e partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, presidentja ka akuzuar Serbinë se qëllim ka destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Një grup terrorist e paramilitar, i financuar, trajnuar e mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim, jo vetëm i vendit tonë, por i gjithë rajonit”.

Sipas saj, “Kosova do t’i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Radojçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon. Presidentja e Kosovës ka thënë se sulmi në Banjskë ka prekur padyshim edhe progresin në dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky proces, sipas Osmanit, në vazhdimësi është duke u penguar nga, siç i quajti ajo, obstruksionet e shtetit të Serbisë kundër Kosovës. Ajo kritikoi komunitetin ndërkombëtar për vendosjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës.

“Mungesa e balancit dhe qasjes së trajtimit të pabarabartë në dialog i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesi. Kosova ende përballet me masa të padrejta dhe joproporcionale, të cilat prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve të saj”.

Në të njëjtën kohë ishte kritike për mosvendosjen e masave të tilla edhe për shtetin e Serbisë, që, sipas saj, ka qëllim kryesor destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

“Në anën tjetër duke mosvendosur masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit të 24 shtatorit dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve përgjatë majit, për fat të keq, ky shtet vetëm po inkurajohet të vazhdojë të përdorë dhunë”.

Presidentja Osmani tha se “një trajtim i tillë i pabarabartë do të jetë një goditje për vet kredibilitetin e procesit të dialogut dhe pengesa kryesore për progresin e këtij procesi”.

Duke iu referuar draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Osmani ka thënë se për këtë draft vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por, para se të ndodhë kjo, Osmani ka ftuar të gjitha partitë politike në Kosovë që të ulen së bashku dhe të shkruajnë komente të përbashkëta.

“Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejojmë një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera, të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë”.

Në fjalimin vjetor të presidentes morën pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfshirë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *