Ministri gjerman i Mbrojtjes: Europa duhet të riarmatoset, mund të shfaqen kërcënime të reja

Në një intervistë për gazetën një Welt am Sonntag, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar se Europa duhet të riarmatoset që mund të mbrohet më mirë pasi kërcënimet e reja ushtarake mund të shfaqen deri në fund të kësaj dekade.

Rusia është duke e rritur prodhimin e armëve për luftën në Ukrainë, por duke i kërcënuar kështu edhe shtetet baltike, si dhe Gjeorgjinë e Moldavinë.

Boris Pistorius: Ne europianët duhet të angazhohemi më shumë për të garantuar sigurinë në kontinentin tonë. Kemi rreth 5-8 vjet për të kapur ritmin, për sa i përket forcave të armatosura.

Ndërkohë sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të zvogëlojnë angazhimin e tyre ushtarak në Evropë, pasi ajo po kthehet më shumë drejt Indo-Paqësorit. Evropa është e qartë se mund t’i duhet gjithashtu të kompensojë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën nëse Uashingtoni nuk arrin të bie dakord për financimin e ri.

Sipas tij, pushteti i ri në Poloni, do të mundësojë që Berlini, Parisi dhe Varshava, të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak. Pistorius ka thënë se nuk parasheh që ushtria gjermane t’i përsërisë misionet sikurse ato që i ka pasur në Afganistan apo Mali. Misioni gjerman në Afganistan, ka qenë i pari për këtë shtet prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *