10 Mar 2026, Tue

Trafikonin automjete të vjedhura nga Greqia, arrestohet 42-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpuntori

Një 42-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi akuzohen për trafikim automjetesh.

Në pranga ka rënë shtetasi F.M, i cili trafikonte në Shqipëri automjete të vjedhura nga Greqia. Në kërkim është shpallur bashkëpuntori i tij shtetasi A.M.

Ndërkohë janë sekuestruar dy automjete të vjedhura me vlerë rreth 40 000 euro.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Detect”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *