Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Sokol Mjaçajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për autorin Sokol Mjaçajn dhe për 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, pas ngjarjes së rëndë të regjistruar më 15 Dhjetor ku u vra me armë zjarri pistoletë brenda qelisë Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqjan.

Mësohet se sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurisë.

12  zyrtarët e IEVP Peqin për të cilët kërkohet arrestimi nën akuzën për “shpërdeorim detyre” janë”

-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç,
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç

Sipas Prokurorisë së Elbasanit, Sokol Mjaçaj, i cili vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, e ka patur armën në qelinë e tij, prej afro 20 ditësh, ndërkohë që është e paqartë se si, dhe kur, pistoleta e përdorur nga ai, ka hyrë në mjediset e brendshme.

Ka dyshime se nga punonjësit e shërbimit, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, në hyrje-daljet e Mjacajt nga qelia, dhe as kur ai është transferuar nga një godinë në një tjetër.

Verifikimet e para kanë zbuluar, se edhe kontrolli me skaner, ka qenë jashtë shërbimit për disa ditë, e po ashtu ka patur probleme dhe me një pjesë të kamerave të sigurisë. ënia e skanerave jashtë përdorimit e ka “dorëzuar” sigurinë e kontrolleve tek elementi njerëzor që është i ekspozuar ndaj gabimit si për shkak të korrputimit ashtu edhe nga gabimet e mundshme.

Burime bëjnë me dije se shqetësimet për sigurinë në burgun e Peqinit kanë nisur që prej muajit tetor, edhe pse gjithçka është mbajtur larg vëmendjes së publikut, dhe pa transparencë. Si pasojë e këtyre problemeve, rreth tri javë më parë, drejtori i mëparshëm i burgut është shkarkuar. Drejtimin e burgut të Peqinit e ka marrë titullari i ri, Kamber Hoxha, që drejtonte institucioni edhe ditën e ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë se Sokol Mjaçaj është dënuar dhe me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë. Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Shkaku i vërtet i vrasjes nuk është asnjëherë i ditur nga vëllezërit.

Indrit Shaqe, i cili mbeti i plagosur në këmbë, është arrestuar nga Interpoli në Barcelonë në vitin 2014 pasi akuzohet për grabitje me pasojë vdekjen e dy të moshuarave, Gjinovefa dhe Elsa Vava, më 2 shtator të atij viti. Shaqja  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte larguar menjëherë pas ekzekutimit të dy kunatave pasi kishte grabitur 400 mijë lekë dhe bizhuteritë në banesën dykatëshe të kunatave Vava.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *