Paska qenë gjithmonë e përvuajtur, kjo është historia e Zyrafetes, nënës së Liridonës së vrarë

Vrasja e Liridona Ademaj ka bërë bujë të madhe në Kosovë dhe jashtë saj. Njihet si një ndër vrasjet më të rënda të dekadës së fundit, si shkak i rrethanave në të cilat është kryer.

Deri më tani janë dëgjuar e rrëfyer histori të ndryshme rreth Liridonës, bashkëshortit të saj Naimit, i cili ka pranuar se ka qenë inicuesi për të vrarë Liridonën, dhe nga familjet e të dyve.

Mirëpo, veprimtari shqiptar që jeton në Gjermani, Idriz Zeqiraj, në një bashkëbisedim për ‘Bota sot’ ka folur rreth historisë së familjes së Liridona Ademaj.

Zeqiraj tregon pak histori për origjinën e nënës Zyrafete, të Liridonës.

Origjina familjare e Zyrafete Ademaj, nëna e Liridonës, vjen nga familja Meshi nga Kusuri i Hasit, e arratisur nga Shqipëria në Kosovë, në vitet `50-a. Kjo familje, fillimisht u vendos në Podujevë dhe që andej u bart në fshatin Lubozhdë, për t`u vendosur më vonë në Banjë të Istogut, Ganiu me familjen e ngushtë, njëri nga djemtë e plakut Hysen Meshi dhe tre djemtë tjerë në vendbanimet përrreth. Familje e shkolluar dhe u punësuan, kryesisht, në arsim, përfshirë edhe vajzat. Familja Meshi e mbetur në Shqipëri, me dajallarët e tyre të fisit Paci, u goditën rëndë nga regjimi fashizoid-stalinist i Enver Hoxhës. Një i ekzekutuar me plumb zyrtar, një i varur dhe 150 vjetë burg të vuajtura. Në vitet `70-a dhe `80-a kemi vuajtur burgun e Burrelit, me njërin nga anëtarët e familjes së martirizuar Meshi”, rrëfen ai.

Tutje Zeqiraj tregon se, në Luftën e Kosovës, dy djemtë e familjes Meshi, Bashkimi dhe Afrimi, në Lubozhdë të Istogut, në përleshje ballore me policinë serbe, ranë dëshmorë.

“Ende pa dhënë shpirt ata, vëllai i tyre, Kujtimi, fyta-fytas, i rrëmben armën policit dhe i vret dy policët. Një hakmarrje dhe shpagim i përflakshëm, pa një rast të dytë! Ai me dy kunatat e veja, i rritën, edukuan dhe shkolluan të 6 (gjashtë) fëmijtë bonjakë, të dëshmorëve të lirisë. Nisur nga kjo lidhje e tërthortë, sapo mësova për monstrumët vrasës të Liridonës, shkrova se trupi i pajetë i Liridonës të zhvendoset nga varrezat e Cërmjanit, në fshatin lindak Rracaj. Jo pse fshatrat kishin 25 km. distancë, por nuk kishte asnjë kuptim që Liridona të prehej atje, së bashku me jetëmarrësit e saj kriminelë brutalë”, tregon ai.

Ai thotë më tutje se, “në Facebook, ngushëllova familjen e Liridonës, tashmë, vetëm Ademaj, siç lëshoi porosinë xhentile emërtuese, juristja e diplomuar Tearca Kica-Xhelili, duke shënuar edhe numrin e telefonit tim. Në mbremjen e asaj dite, me telefonoi Leonardi, vëllai i Liridonës: “Kemi kërkuar nga Prokuroria zhvarrimin e Liridonës në varrezat tona”,- më tha ai. Ishim të një mendjeje që vendin e hakmarrjes, ta zë drejtësia, me besimin e një trajtimi korrekt ligjor”.

Zeqiraj thotë se ҫështja e dy fëmijëve të Liridonës, është një brengë që bren, për gjyshërit Ademaj. Pasja e tyre në përkujdesje, lehtëson dhimbjen, sikur ta kenë gjysmë Liridone në familjen e tyre.

“Vëllai me familje jeton në Gjermani, tri motrat në Zvicër dhe një në Kosovë. Unë jam i fejuar, prindërit e moshuar nuk mund t`i lëmë të vetmuar. Aktualisht, fëmijtë janë te gjyshërit Murseli, sepse në familjen tonë gjendja është tmerruese, gjithë lot e vajë dhe fëmijtë do ta kuptojnë tragjedinë e nënës së tyre. Zgjidhja e pranueshme e tashme, do të ishte përkujdesja shtetërore suedeze”, – sqaroi Leonardi, përmes dhimbjes të skajshme”, tregon Zeqiraj.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *