10 Mar 2026, Tue

Heqja e imunitetit të Berishës, vjen reagimi i radhës nga Bardhi: Nesër…

Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 13:00 mbledhjen me grupin parlamentar.

Lajmi u konfirmua nga Gazment Bardhi menjëherë pasi Këshilli i Mandateve votoi “pro” heqjes së imunitetit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Kujtojmë që ditën e enjte në rendin e ditës do të votohet për heqjen e imunitetit të deputetit dhe njëkohësisht liderit të opozitës, Sali Berishës.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *