Perushiq: Serbët e Kosovës janë peng i Serbisë, ajo s’do ta njohë Kosovën

Albanologu Tomislav Perushiq, ka thënë se serbët e Kosovës janë peng i Serbisë dhe nuk kanë hapësirë për të vepruar.

Ai të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” në KTV ka theksuar pavarësisht se kush është në pushtet në Beograd, serbët e Kosovës e shohin si shpëtim pushtetin në Serbi.

“Serbët e Kosovës janë peng i politikës së Serbisë, që nuk kanë hapësirë për të vepruar, janë të kushtëzuar, ndoshta edhe të kërcënuar, ndoshta ka edhe të atillë që pushtetin në Serbi, kushdo që është në pushtet, e shohin si shpëtim, sepse iu jep ndihma financiare”, ka theksuar Perushiq.

Ai ka thënë se nuk beson që Serbia do ta njohë Kosovën.

“Nuk besoj që do ta pranojë Kosovës si shtet, sepse ai kështu ka ardhur në pushtet, duhet ta kemi parasysh se prej nga ka ardhur ky presidenti i sotëm, prej çfarë mjedisi politik, ka filluar si radikal dhe ekstremist, kur e ka parë që kjo s’mund të vazhdojë e ka ndryshuar retorikën, por çdo gjë që bën është për të qëndruar në pushtet”,

Sipas tij në Serbi nuk ka një opozitë të fortë që i kundërvihet pushtetit të Vuçiqit.

“Problemi më i madh ën Serbi është që nuk ekziston një opozitë e fortë, nuk ekziston një opozitë që merret me problemet në thelb. Serbia ka shumë gjëra që s’i ka zgjidhur nga e kaluara, duhet të fillohet nga lustrat, nuk mund të krijohet paqe pa drejtësi”, ka deklaruar Perushiq.

Perushiq ka theksuar se i vetmi njeri që e tregon të vërtetën për Kosovës në Kuvendin e Serbisë është Shaip Kamberi

“Ai është për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovës, kërkon që të gjenden personat e zhdukur me dhunë, që flet për masakrat në Kosovë e ironikisht ai është shqiptarë, i vetmi që është munduar të ia ruajë fytyrën Serbisë dhe që do ta ndihmojë të përparojë është një shqiptar i Serbisë, i Luginës”, ka deklaruar Perushiq.

Sipas tij zgjedhjet e së dielës në Serbi nuk kanë sjellë ndryshim dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *