11 Mar 2026, Wed

Sulmet në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: 19,500 palestinezë të vrarë që nga nisja bombardimeve

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi bëri një përditësim të numrit të palestinezëve të vrarë në Gaza që nga nisja e sulmeve më 7 tetor.

Sipas tyre rreth 19,500 janë vrarë si pasojë e bombardimeve që ka kryer IDF-ja.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe një numër i lartë, ku deri më tani regjistrohen të paktën 52,286.

Shifrat janë të paverifikuara nga pala tjetër. Izraeli ka kundërshtuar pretendimet duke thënë se Hamasi po përdor ndikimin e tij mbi ministrinë për të rritur shifrat.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *