Zbulohen fakte të reja ‘shokuese’ nga Naim Museli, “policia kthen SMS-sat e shlyer në telefon

Avokati Skënder Musa deklaron se Policia e Kosovës e ka teknologjinë që mund t’i rikthejë edhe SMS-të që shlyhen nga telefonat e personave të arrestuar.

Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati Musa tha se pas arrestimit të të dyshuarit Naim Murseli, ndër hapat e parë që bëhet është konfiskimi i telefonit të të dyshuarit, që përmes SMS-ve të shkëmbyer mund të zbulohen persona tjerë nëse kanë bashkëpunuar me të.

“Në momentin e arrestimit të akuzuarit për vepër penale është rregull që të bëhet konfiskimi i telefonit dhe ai dërgohet në ekzaminim në forenzikë dhe nxirren të gjitha bisedat dhe mesazhet pavarësisht se janë fshirë ata apo nuk janë fshirë. Ka raste të caktuara kur mesazhet e fshira nuk mund të kthehen, mirëpo teknologjinë që ka Policia e Kosovës, rikuperon shumicën e mesazheve”, tha Musa.

Ai ritheksoi se policia mund të rikthejë pothuajse të gjithë SMS-të që shlyhen nga telefonat.

“Duke pasur parasysh kohën e përgatitjes së veprës penale po flas brenda territorit të Republikës së Kosovës, mund të rikuporehen pothuajse të gjithë SMS-të që ka mujtë mi përdorë i dyshuari me personat që ka bashkëpunuar për të kryer veprën penale apo edhe me persona tjerë që ka biseduar lidhur me këtë çështje, nëse ka person tjetër që ka ndikuar në çfarëdo forme qoftë në organizim duke mos përjashtuar edhe persona që ky ka besuar në ta dhe është mbështetur në ta gjatë gjithë jetës së tij publike, kemi pa edhe personalitetin e tij që të jetë një figurë me ndikim “, tha ai.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *