Kurti: Liberalizimi i vizave për Kosovën, një e drejtë që e kemi fituar me shumë vështirësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë, duke thënë se ky proces është fituar me vështirësi, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë një bashkëbisedimi me komunitetin turk që jetojnë në Kosovë, Kurti i ka njoftuar ata për procedurat e lëvizjes drejt zonës Schengen.

Ai ka përmendur edhe faktin se përveç përfitimeve për studentë e biznese, si dhe sportistët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën, liberalizimi do t’u mundësojë gjyshërve të marrin pjesë nëpër ceremoni të diplomimit të mbesave e nipërve të tyre.

Nga sot vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga janari i vitit 2024, dhe ushtrimit të lëvizjes drejtë zonës Shengen. Për një shtet që çdo i treti qytetar e ka në mërgatë, liberalizimi i vizave është më shumë se liri e lëvizjes. Përtej përfitimeve për studentë dhe biznese e sportistët të cilët do të hapin mundësinë e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes, liberalizimi i vizave ka synim kryesor që është mundësia e gjyshërve për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të mbesave dhe nipërve”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka përmendur sërish faktin se për të lëvizur në zonën Schengen qytetarët duhet të kenë pasaportë biometrike, si dhe dëshmi të tjera, si qëndrimi dhe gjendja financiare.

Për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen, ju duhet të keni pasaportë biometrike. Duhet të ofroni se ku do qëndroni si dhe dëshmi të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese. Liberalizimi është një e drejtë që e kemi fituar me shumë vështirësi”, tha tutje Kurti.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *