10 Mar 2026, Tue

Ekzekutoi 15 persona në Universitetin e Pragës, 24-vjeçari vrau edhe të atin pak orë para ngjarjes

Mbrëmë në Pragë, në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, një 24-vjeçar vrau me armë mbi 15 persona, plagosi 24 të tjerë dhe më pas u vetëvra. David Kozak është autori i masakrës, teksa në momentin e ngjarjes, ka qenë edhe një pedagoge shqiptare. Sidorela Kelimi Doli.

Ndërkohë pak orë para ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga David. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur.

Në momentin e ngjarjes janë parë njerëz të cilët të panikosur largoheshin me vrap. Autori është pozicionuar për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikuar të binin nga disa metra lartësi.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *