Kurti: Radoiçiqi po bën plane për sulme të tjera në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq po mban takime me shërbimin sekret serb e se po strehon anëtarë të organizatave terroriste për të planifikuar një sulm të riu në Kosovë.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua ga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq”, ka thënë ai në një konferencë.

Ai ka thënë se mjetet që janë përdorur në Banjskë ishte ruajtur në një kompani serbe e cila është në listën e zezë të SHBA-së.

“Automjetet, armët dhe arsenali i përdorur në Banjskë ishin të përqendruara në këtë lokacion… kjo kompani (Novi Pazar Put) që është në listë të zezë të SHBA-së është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Milan Radoiciq. Drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Gërrba. Ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Një muaj para sulmit në Banjskë këtë kompani e kishte vizituar presidenti i Serbisë për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë – Novi Pazar. Gjatë vizitës e kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i ishte referuar si njeriu më i shpejtë. Vuçiq deklaroi nga aty që e ka të vështirë të gjejë zgjidhje kur flet me njerëz nga Prishtina, që sipas tij po kërkojnë arsye për konflikte ndaj popullatës serbe. Ai akuzonte për sulm sepse po përgatitej për sulm”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Radoiçiqi po fsheh anëtarët e organizatës së shpallur is terroriste “Mbrojtja Civile”.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridi”.

“Paramilitarët e Radoiçit po strehohen në objektet që ai ka në pronësi në këtë park turistik dhe përvec akomodimit, anëtarët e grupit terrorist paguhen rreth 2 mijë euro në muaj. Deri në shtator ato janë shfrytëzuar nga turistët me qira”.

Kurti ka treguar tutje se grupi ka mbajtur trajnime të tjera me mjete të rënda lufte.

“Njëkohësisht nj grup prej 80 personash të larguar nga Kosova kanë vazhduar ushtrimin në poligonin Zimovnik në afërsi të Rashkës. Trajnimet drejtohen nga ushtarakë serbë të pensionuar që kanë grada të larta dhe që kanë njohuri për Kosovën pasi mbase kanë shërbyer në ushtri gjatë luftës te ne. Ushtrimet janë duke u kryer për vendosjen e minave antitank në kushte dimërore dhe për snajperistë”.

Ka theksuar se në nëntor ishte planifikuar një sulm.

“Gjatë nëntorit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi. Plani paraprak për sulme hakmarrëse nga PK-së kemi marrë vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të PK-së e KFOR-it rreth kufirit me Serbinë”.

Sulm, sipas Kurtit, planifikoj edhe këtë javë, pas zgjedhjeve në Serbi.

“Në poligonin e Serbisë në Peshter, kanë rifilluar ushtrimet e një grupi prej 60 pjesëtarësh të “Mbrojtjes Civile” që kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Ky grup kishte planifikuar sulm ndaj Policisë sonë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacionet kufitare që lidhen me rrugët ilegale alternative. Për këtë qëllim raportohet të ketë pasur lëvizje nga ushtria e Serbisë që ka stacionuar ushtarët në disa pika, në lokacione ku parashiheshin këto sulme. Pjesëtarët e ikur nga veriu janë grumbulluar edhe në një vend tjetër të quajtur Goç”.

Kurti e kritikon KPK-në për Banjskën: Mosinformimi është i padrejtë dhe i pakuptueshëm

Kurti ka kritikuar Këshillin Prokurorial pasi ka deklaruar se pas muajsh nga sulmi në Basnjkë, nuk ka informacione e aktakuza.

“Këshilli Prokurorial, kryeprorkuria e shtetit, tre muaj pas sulmit terrorist në Banjskë ende nuk ngritën aktakuza dhe nuk njoftuan publikun për sulmin më të madh të orkestruar ndaj republikës sonë jo vetëm në vitin 2023 jo vetëm ndaj PK-së, po integriteti territorial. Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm”, ka thënë ai.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *