“Ishte një makth”, snajperisti britanik elitar tregon një moment të tmerrshëm të luftës në Kosovë

Ushtari britanik, Craig Harrison ka treguar përvojat e tija në vende të ndryshme të botës, ndër to edhe makthin që ka përjetuar në qershor të vitit 1999 në Kosovë, menjëherë pas hyrjes së forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Harrison ka shërbyer në Kosovë, në kuadër të KFOR-it britanik, gjegjësisht në regjimentin “Blues and Royals”.

Britaniku tregon se si kishin shkuar në një fshat të Kosovës dhe kanë kontrolluar disa objekte duke përfshirë një shkollë, ku ka përjetuar makthin më të madh në jetë.

“Morëm përsipër një fshat, pastaj shkollën e fshatit, ku dëshironim të bënim një bazë për ekipin tonë. Së pari duhet ta pastronim. Dhe më kujtohet, kur u futëm objektin e shkollës, ishte një korridor i gjatë me dyer anash, në fund të korridorit ishte një derë. Me mua ishte dhe shoku im Ronnie. I thash më mbulo se do ta thyej këtë derë. Aty ishin gjashtë gra lakuriq, të gjalla, në një dhomë të errët dhe të mbuluara me gjak. Largova helmetën time, jelekun antiplumb, dhe armën time ia dorëzova shokut. Pasi gjëja e fundit që ato do të donin [të shihnin] është një uniformë me armë. Pastaj i thash Ronnies të thërriste një ushtarake femër, në mënyrë që t’i qetësonte ato paksa. Ne i kemi nxjerrë ato jashtë pasi i mbuluam me batanije të pastra. Ky ishte momenti më i vështirë në jetën time si ushtar”, pohoi ai, transmeton Telegrafi.

“Ishte një makth. Kosove ishte më të vërtetë keq. Në Kosovë e mendova se si qeniet njerëzore mund t’ia bënin këtë qenieve njerëzore. Nuk kam fjalë të përshkruaj me atë që u përballëm atje”.

Harrison më tutje ka treguar se ka shërbyer si ushtar edhe në Afganistan dhe Irak, por që shërbimi në Kosovë ka lënë gjurmët më të thella.

Ndryshe, ai njihet si një ndër ushtarët që e ka kryer vrasjen prej një distancë shumë të largët. Një prej vrasjeve e ka kryer në një distancë prej 2.46 kilometrave ndërsa shërbente në Afganistan.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *