11 Mar 2026, Wed

Osmani uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Osmani thotë se Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot”, tha presidentja.

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera, e cila festohet çdo datë 25 dhjetor për të kujtuar lindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *