8 Mar 2026, Sun

Vuçiç: Kurti, kundër zbatimit të marrëveshjes

“Jo njohjes së Kosovës në organizmat ndërkombëtare”

Presidenti Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për mediat deklaroi se Serbia s’do ta pranojë asnjë dokument që e detyron që ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e OKB-së.

“Po e përsëris, Serbia nuk do te pranojë asnjë dokument. As në afatgjatë dhe as në afatshkurtër nuk do ta pranojmë një detyrim të tillë. Pres që në janar të hapet një debat i gjerë”.

Vuçiç akuzoi kryeministrin Albin Kurti për moszbatim të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Brukselit.

“Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë, në mënyrë të denjë, korrekte, por do të presim edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ne gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë një kompromis, do të përpiqemi edhe në të ardhmen”.

Ai akuzoi Prishtinën zyrtare dhe sa i përket ngjarjeve të Banjskës, duke shtuar se po fshehin e autopsive të tre serbëve të vrarë në sulmin terrorist të 24 shtatorit ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *