8 Mar 2026, Sun

Zjarri në qendër tregtare në Shqipëri: Momenti kur qytetarët tentojnë të dalin nga dritaret

Këto janë momentet kur qytetarët e bllokuar në qendrën që ka marrë flakë në Lushnje tentojnë që të dalin nga dritaret.

Zjarri ra pasditen e sotme në në katin e tretë të godinës, ndërkohë që shkaku nuk dihet ende.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë kjo godinë është e veshur me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi.

Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në objekt dhe se si është gjendja e tyre.

Sipas informacioneve, objekti fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente dhe njerëzit që kanë arritur të dalin po transportohen në spitalin e Lushnjës.

YouTube player

 

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *