Shtyhet sërish gjykimi ndaj Sinan Vllasaliut

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë po akuzohet se i është shmangur tatimit duke dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 24 mijë euro për periudhën kohore 2011-2015, kjo pasi i njëjti nuk ka deklaruar qarkullimin e aktiviteteve ekonomike.

Seanca gjyqësore për këtë rast, e cila paraprakisht ishte përcaktuar të mbahet sot nuk është mbajtur. Sipas gjyqtares së rastit Naime Krasniqi-Jashanica seanca, është shtyrë pas kërkesës së avokatit Florent Latifaj i cili përfaqëson Sinan Vllasaliun.

“Unë e kam bërë të ditur për të gjitha mediumet…faktikisht është shtyrë seanca për nesër dhe të gjitha palët në procedurë janë njoftuar përmes një emaili zyrtar që e kam lëshuar për të informuar, sepse avokati ka qenë i zënë në një shqyrtim gjyqësor që e ka në Departamentin Special me sa e di unë dhe faktikisht ai ka proceduar te unë një kërkesë me e shty për një ditë më shumë”, tha gjyqtarja Krasniqi- Jashanica.

Ndërkaq, kallxo.com ka kontaktuar edhe avokatin mbrojtës të të akuzuarit, por që i njëjti ka thënë që seanca ka qenë e paraparë për nesër.

“Nesër është jo sot”- u përgjigj shkurt Latifaj.

Në seancën e 13 dhjetorit të këtij viti, gjykimi ndaj Vllasaliut nuk ishte mbajtur pasi që ky i fundit nuk kishte pranuar të vazhdojë gjykimin në mungesë të avokatit të tij, për të cilin gjyqtarja kishte njoftuar palët që është njoftuar me e-mail zyrtar nga avokati për mungesën e tij.

Sipas aktakuzës së siguruar nga kallxo.com, i akuzuari Sinan Vllasaliu në vazhdimësi për vitet fiskale 2011-2015 që ndërlidhet me pagesat tatimore, tarifa apo kontribute të tjera pranë ATK-së me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik dhe me këtë veprim ka dëmtuar buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 24 mijë euro.

Kështu Vllasaliu, sipas aktakuzës, ka konsumuar veprën penale – shmangie nga tatimi.

Related Posts

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *