8 Mar 2026, Sun

Zbardhet kërkesa e SPAK për arrestin shtëpiak të Berishës: Nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë veç atyre që banojnë me të

Ish-kryeministri nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të. Kjo do të thotë se Berishës i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në facebook apo platformat e tjera sociale.

“… me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e zbardhur të SPAK.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *