Misteri i vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Prokuroria në Pejë provën kryesore e dërgon për ekzaminim në SHBA

Rasti i rëndë i 24-vjeçares, Donjeta Pajazitaj, nga fshati Strellc i Deçanit, e cila u vra në vitin 2015, nuk ka marrë epilog ende. Familjarët e të ndjerës as sot e kësaj dite nuk kanë zgjidhur misterin e vrasjes së vajzës së tyre, për të cilën fillimisht ishte akuzuar kushëriri i saj, Naser Pajazitaj, i cili u lirua nga akuza për vrasje të rëndë në prill të këtij viti.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Sinjalit të martën se prova kryesore e kësaj çështjeje penale tashmë është dërguar për ekzaminim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Provën kryesore të kësaj çështje penale, përmes ambasadës së SHBA-së, është dërguar për ekzaminim në SHBA që të kryhet në institucionin më të lartë ekzaminimi i kësaj prove dhe pasi ta pranojmë raportin do të merren edhe veprimet ligjore konform të gjeturave të këtij raporti”, tha Nikçi.

Sipas tij, kjo provë më parë ishte dërguar në shtetin e Turqisë, por që për shkak të rezultateve jo të detajuara, janë detyruar ta dërgojnë në SHBA për ekzaminim.

Nikçi shprehet optimist se kësaj here do të ketë të gjetura të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Prova më herët është dërguar në Turqi por nuk kemi pranuar rezultate të detajuara dhe është dashur të dërgohet në SHBA, jemi optimist se do të ketë të gjetura”, tha ai për Sinjalin.

Kujtojmë që Gjykata Themelore në Pejë, fillimisht, e pati liruar Naser Pajazitaj nga aktakuza. E, pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit pati marrë vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim.

Pajazitaj së fundi është liruar nga paraburgimi në mungesë të provave më 6 prill të këtij viti me vendim të Gjykatës Supreme.

Të mllefosur për këtë vendim të Supremes, janë shprehur familjarët e Donjetës.

Shkëlqim Pajazitaj pati reaguar në Facebook, ku pati thënë se drejtësia e Kosovës e ka vërtetuar edhe njëherë sa e fëlliqur është.

Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillëku nuk ekziston”, pati thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Related Posts

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *