Populli vuan nga faturat e rrymës, pushteti mbyll vitin me tubim festiv

Në prag të festave të fundvitit qytetarët ‘morën’ një goditje, faturat e rrymës i erdhën me dyfishim dhe me dallim të madh nga muajt e kaluar. Qytetarë të shumtë të pashpresë kanë publikuar faturat e tyre gjithandej në rrjete sociale, teksa thonin se shuma që i erdhi është e papërballueshme për ta. Por, përkundër kësaj, ‘pushtetarët’ janë duke festuar.

Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në “Facebook”.

Qeveria ka përmbyllur vitin me një tubim festiv.

Vitin 2023 e mbyllëm me një tubim festiv së bashku me aktivistë, miq e bashkëpunëtorë të Lëvizjes, me besimin që në vitin 2024 të përqafojmë edhe më shumë idenë tonë drejt një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë. Sonte festuam së bashku për secilën punë të mirë dhe u zotuam që do të angazhohemi tutje edhe për shumë punë që na presin“, shkroi ajo.

I pari Qeverisë që dikur bënte thirrje për protesta lidhur me faturat e asaj kohe, këtë herë ka zgjedhur që të festoj përderisa qytetarët po ‘vuajnë’.

Madje ai ka thënë se adresat e vetme për ankesa janë KESCO dhe ZRrE.

Sipas Kurtit, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.

“Nëse ka fatura të fryera, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”.

“Ne i kemi subvencionuar, kemi ndihmuar edhe sa i përket pajisjeve efiçiente për amvisëri edhe për bizneset në vazhdimësi po përpiqemi maksimalisht me ministren Ekonomisë, Artane Rizvanolli që të kenë furnizim të qëndrueshëm edhe çmime të përballueshme, por shtrenjtim të energjisë nuk ka”.

“Nëse ka konsum më të lartë vjen fatura më e lartë dhe natyrisht se ju e dini që ata që kanë kursyer i keni shpërblyer dhe tash kanë pajisje efiçiente me mijëra familje, andaj kush ka dyshime se ju ka fry fatura, KESCO dhe ZRrE është adresa”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë që në 2015 bënte thirrje për protesta, tani si kryeministër i vendit, Albin Kurti pati një tjetër sugjerim për qytetarët që u ankuan për fatura të larta.

Related Posts

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *