Fier/ Polici në detyrë plagos me armë zjarri djalin e kolegut (Video-Foto)

Një i ri është plagosur me armë zjarri këtë të enjte në Fier nga një efektiv policie në detyrë, në vazhdën e një konflikti që dyshohet se ka lindur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit rreth orës 19:20, ku një patrullë policie me shërbim kishte bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, 26-vjeçari Daniel Braçi, duke drejtuar një automjet tip ‘Volkswagen’ është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

“Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet 26-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Shkëlqim Jahelezi, në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin Daniel Braçi”, thuhet në një njoftim të bluve.

Efektivët e tjerë të policisë kanë dërguar për në spital për ndihmë mjekësore të riun nga Levani, i cili është djali i një kolegu të tyre. I lënduari, sipas burimeve mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore dhe punonjësi i Policisë që qëlloi me armën e shërbimit, i cili dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në komisariat.

“Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje”, mbyllet njoftimi i bluve.

Related Posts

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Man receives $1,400,000 speeding ticket for driving 90mph in a 55mph zone

Connor Cato knew he was speeding, but didn’t expect to be fined over $1 million A Georgia-based man couldn’t believe his eyes when he discovered he had…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *